Indeksi i transparencës aktive – Komuna e Kërçovës me transparencë shumë të mirë për vitin 2023
“Transparencë aktive” nënkupton publikimin e informacionit me iniciativë të vetë institucioneve, pa u
paraqitur asnjë kërkesë për qasje në atë informacion. Ekziston edhe një bazë ligjore për publikimin
proaktiv të informacionit, e cila gjendet para së gjithash në Ligjin për qasje të lirë në informacione
publike, por edhe në një sërë ligjesh të tjera, si Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Ligji për Buxhetet, Ligji
për Borxhin Publik, Ligji për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, etj. Përveç rregullativës,
transparenca aktive rezulton edhe nga praktika e mirë, dhe institucionet kanë detyrime që në mënyrë
proaktive të publikojnë informacione dhe nga planet e veprimit në kuadër të nismës Partneriteti për
Qeverisje të Hapur.
Komuna e Kërçovës ka 97,1% transparencë aktive dhe është në vendin e gjashtë të lartë nga gjithsej 98
institucione (Qeveria dhe të gjitha ministritë dhe komunat).
Rrjedhimisht, Komuna e Kërçovës i takon grupit më të mirë të institucioneve me transparencë aktive
‘shumë të mirë’, përkatësisht me përmbushje të obligimeve për publikimin e informatave publike nga
80% deri në 100%.
Ndër rajonet, Rajoni Jugperëndimor është në përmirësim të vazhdueshëm dhe nga vendi i mëparshëm i
parafundit, këtë vit është në vendin e tretë.
Duke u përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme me një vend gjatë viteve të fundit, Rajoni
Jugperëndimor është ngjitur në vendin e tretë midis rajoneve për sa i përket transparencës aktive.
Primatin e Qendër Zhupës e ka marrë Kërçova me një përmirësim prej 37,1 pikë përqindje krahasuar me
vitin e kaluar dhe nga vendi i parafundit i vitit të kaluar në rajon, tani është në pozitën e parë.
Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Monitorimi i prokurimeve publike”, i implementuar
nga Qendra për komunikime qytetare, ndërsa financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.