Raport Përfundimtar mbi Takimet me Palët e Interesuara për Hartimin e Buxhetit të Komunës së Kërçovës për vitin 2025
Komuna e Kërçovës ka përgatitur raportin e detajuar të takimeve të mbajtura me grupet e ndryshme të interesit në kuadër të përpilimit të buxhetit të vitit 2025.
Raporti përfshin diskutimet dhe propozimet nga Oda Ekonomike, shoqatat kulturore, sportive, rinia, OJQ-të për personat me nevoja të veçanta dhe institucionet arsimore lokale.
Publikimi i këtij raporti synon të informojë qytetarët për procesin e bashkëpunimit dhe transparencën në vendimmarrje. Dokumenti është i disponueshëm për të gjithë të interesuarit.