Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Detaje nga takimi I djeshëm I kryetarit Fatmir Dehari me Bankën Evropiane për Zhvillim

Vijim i ngjarjes promovuese të Programit Green and Growth nën mbikëqyrjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me seli në Londër.

Komuna e Kërçovës dhe kryetari Fatmir Dehari dëshmuan vizionin dhe hapin me kohën për zhvillim ekonomik lokal. U theksua rëndësia e tranzicionit të gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme në rajonin tonë.

Takimi nxori në pah synimin për rritje të konkurrueshmërisë së bizneseve vendore.
Bashkëpunimi mes sektorit publik, biznesit dhe qytetarëve shihet si kyç për suksesin e këtij procesi.
Kërçova po vendoset si shembull rajonal në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e klimës afariste.

Back to top