Dy çerdhet e qytetit “Dëllëndyshet dhe Olga Miceska” vizituan Komunën e Kërçovës
Dy çerdhet e qytetit “Dëllëndyshet dhe Olga Miceska” bashkë me drejtorin të punësuarit dhe të gjthë fëmijet në atë institucion në kuadër të javës së profesioneve vizituan institucionin më relevant dhe të rëndësishëm Komunën e Kërçovës.
Fëmijët të entuziasmuar dhe plot kënaqësi u pritën nga kryetari Fatmir Dehari në objektin e ri të Komunës i cili nga afër i njoftoj për punën, rëndësinë dhe vlerën që ka institucioni Komunë.
Në fund të takimit për të gjithë fëmijët kryetari ndau materiale mësimore.