Grante për vetëpunësim
Komuna e Kërçovës për të pestin vit rradhazi në kuadër të programit për zhvillimin ekonomik lokal në të cilën është paraparë buxhet për “Mbështetje të sipërmarrjes, dhe fillim të bizneseve të reja që do të kontribuojnë në uljen e papunësisë në qytetin tonë me qëllim krijimin e një ekonomie konkurruese në biznesin privat, kryetari i Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, nënshkruajti 15 kontrata GRANTE të Masës 1 me vlerë prej 240,000 den, për vetëpunësim dhe fillim të bizneseve të reja, dhe gjithsej 15 kontrata të Masës 2 për punësim të subvencionuar për vende të reja të punës të cilëve Komuna e Kërçovës j’u paguan kontributet përgjatë një viti.
Të gjithë fituesve të Grantit dhe atyre që plotësuan kushtet për të fituar këto masa të parapara për zhvillim të biznesit vendorë, ne si Komunë ju dëshirojmë sukses dhe punë efektive në vazhdim.