Sot në Komunën e Kërçovës kyetari Fatmir Dehari priti ministrin për Diasporë z.Xhemail Çupi
Në bashkëpunim me Ministrinë për Diasporë u nënshkrua Kontratë bashkëpunimi respektivisht u sollë vendimi për Hapjen e Qendrës për Diasporë në Komunën e Kërçovës.
Kjo qendër ka peshë të madhe për banorët e Komunës tonë që punojnë dhe veprojnë jashtë shtetit.
Qëllimi i kësaj qendre është që kurbeçarve tanë t’ju mundësojë qasje më të lehtë në informata të nevojshme për të drejtat dhe obligimet e tyre, gjegjësisht t’ju jepen udhëzime shtesë në procedurat administrative para organeve kompetente gjatë qendrimit të tyre në vendëlindje.
Komuna e Kërçovës dhe kryetari Fatmir Dehari, nëpërmjet këtij bashkëpunimi ngrit nivelin dhe komunikimin më të lehtë të qytetarve midis pushtetit lokal dhe atij qendror për qytetarët e diasporës dhe njëherit nëpërmjet kësaj qendre rikthen besimin e tyre në institucionet shtetërore.