Sot, Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ndau kontratat për vetëpunësim
Sot, kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ndau kontratat për vetëpunësim në kuadër të programës për Zhvillim Ekonomik Lokal të paraparë në Buxhetin Komunal për vitin 2022
Masa – I
Nga gjithësej 20 kontrata për vetëpunësim, Grante me vlerë 180,000 den të drejtën për shtrytëzim e fituan 16 aplikantë të cilëve ju mundësohet të hapin biznese të reja në afatin e paraparë në kontratë dhe në një formë të rrisin konkurueshmërinë dhe cilsinë e bizneseve në nivel të Komunës së Kërçovës.
Në Masën II- subvencionim për një vend pune të ri, të drejtën e shftrytëzimit e fituan 15 firma ekzistuese të cilat në afat prej 15 ditëve do të paraqesin puntorët e ri në subjektet e tyre dhe për peridhën 1 vjeçare do të subvencionohen nga Komuna e Kërçovës.
Vazhdojmë si institucion në mënyrë permanente të mbështesim, nxisim dhe motivojmë bizneset private me qëllim që të krijojmë një ekonomi konkurruese dhe në një formë të ulim nivelin e papunësisë në Komunën tonë.