Fundjavë e përgjithshme
Një Fundjavë ndryshe,
Nën moton “Fundjavë e përgjithshme”
Komuna e Kërçovës në bashkëpunim me kompaninë “MAN and MOUNTAIN” nënshkroi memorandum bashkëpunimi për realizimin e iniciativës për pastrimin e qytetit që do të organizohet në fundjavën e dytë të muajit Maj.
Ky projekt organizohet në nivel shteti në të gjtha qytetet e RMV dhe do të zgjasi deri në vitin 2031.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarve , shkollave, Çerdheve, OJQ, firmave dhe pensionistëve të qytetit t’i bashkohen kësaj incicative për pastrimin e qytetit tonë.
Çdo gjë do të jetë e organizuar në nivelin e duhur me numër të caktuar të pijeve, dorëzave dhe çantave për pastrim nga ana e organizatorit.