Dje Komuna e Kërçovës përfundoi takimin me shoqatat sportive për buxhetin e vitit 2025
Dje u mbajt takimi me shoqatat e sportit në kuadër të aktiviteteve për përpilimin e buxhetit të Komunës së Kërçovës për vitin 2025.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e shoqatave sportive paraqitën nevojat dhe propozimet e tyre për zhvillimin e sportit në komunë. U diskutuan çështje të rëndësishme si përmirësimi i infrastrukturës sportive, mbështetja financiare e klubeve dhe promovimi i aktiviteteve sportive tek të rinjtë.
Komuna vlerësoi kontributin e tyre dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në hartimin e një buxheti që reflekton nevojat e sektorit sportiv dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.