Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Faza e dytë e thirrjes publike për subvencionimin e qytetarve të Komunës së Kërçovës për furnizim  të pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për vitin 2023

Kërkuesit që i përmbushin kushtet nga faza e parë, në mënyrë shtesë do të duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentet vijuese:

  • Vërtetim origjinal në të cilin qëndron emri dhe mbiemri i kërkuesitm vërtetuar me nënshkrim dhe vulë nga prodhuesi, se pajisjet e furnizuara klimatike invertorë janë të efikasitetit të lartë, dmth. i përmbushin karakteristikat vijuese minimale: ka së paku COP 3.5, ngroh në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe është së paku A+ klasë energjetike për shpenzimin e energjisë elektrike për ngrohje (ekzemplar i vërtetimit do të shpallet në faqen e internetit të Komunës: www.kicevo.gov.mk/sq)
  • Dëshmi në origjinal se është kryer blerja nga dt.01.01.2023 dhe atë me llogari fiskale ose faturë me çertifikatë nga banka afariste për pagesën e kryer në tërësi, dhe
  • Kopje të llogarisë bankare
  • Vërtetim origjinal të verifikuar me nënshkrim dhe vulë nga depoja e autorizuar për hekur, në të cilën qëndron emri dhe mbiemri i Kërkuesit, se pajisja e vjetër për ngrohje është dorëzuar për riciklim.
Back to top