Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kontrolle Shëndetësore Falas – Bashkohuni me Ne!

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, Komuna e Kërçovës organizon një aktivitet me kontrolla shëndetësore falas për të gjithë qytetarët.

Data: E mërkurë, 9 Prill 2025
Koha: 10:00 AM – 1:00 PM
Lokacioni: Sheshi i Qytetit të Kërçovës

Bashkohuni me ne për kontrolla shëndetësore falas dhe përfitoni nga shërbimet që ofrojmë:

• Kontrolla shëndetësore të përgjithshme
• Këshilla për mirëqenie
• Informata parandaluese për shëndetin

Mos e humbisni këtë mundësi për të vënë shëndetin tuaj në radhë të parë!

Për kontrollet dhe këshillat do të kujdeset IPSH “Altea-Si”.

Ky aktivitet është organizuar dhe inicuar nga Komuna e Kërçovës, dhe ka për qëllim promovimin e shëndetit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj shëndetit.

Kujdesi për shëndetin tuaj është kujdes për të ardhmen tuaj!

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontribuoni në këtë iniciativë të rëndësishme për mirëqenien tuaj dhe të komunitetit tonë!

Back to top