Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut David Geer qëndroi për vizitë në Komunën e Kërçovës

Në takim u bisedua për projektet e realizuara me fondet e BE-së në qytetin e Kërçovës të cilët janë me interes jetik për qytetarët kërçovarë. Kryetari Dehari shprehu falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e deritanishme, gjë e cila u përshëndet nga Shefi i delegacionit të BE-së David Geer, duke deklaruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e projekteve tjera madhore në Kërçovë.

Pas vizitës në Komunën e Kërçovës delegacioni i BE-së qëndroi në Spitalin e Përgjithshëm, duke u bashkangjitur edhe Ambasadori i Holandës Dirk Jan Kop, Ministri i Shëndetësosë Venko Filipçe, Drejtorët Stanko Tërpeski dhe Xhabir Bajrami.

Qëllimi i takimit në Spitalin e qytetit ishte që të prezentohet Skaneri i tomografisë kompjuterike i dhuruar nga BE-ja që do t’u shërbejë pacientëve të Kërçovës.

Back to top