Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike

Në bazë të nenit 29, paragrafi 1 të Ligjit për Tatimin në Pronë (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154 /15, 192/15, 23/16 96/19 dhe 151/21) ,Komuna e Kërçovës publikon:

THIRRJE PUBLIKE

Për parashtrim të deklaratës tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2022. Deklarata tatimore për përcaktimin e tatimit në pronë për vitin 2022 (formulari DI) parashtrohet nga tatimpaguesi (person juridik dhe fizik) për:

1. Pronë që ka marrë ose ka filluar të përdorë gjatë vitit 2021 dhe për të cilën nuk është dorëzuar deklaratë tatimore (tatimpagues i ri, pasuri e fituar shtesë që i nënshtrohet tatimit etj.)

2. Pronë ku ka pasur ndryshim pronësie (tjetërsim etj.).

3. Pronë ku ka pasur ndryshim në vlerë (shtim, mbindërtim, përfundim, zgjerim, etj.) Deklaratat tatimore dorëzohen në Komunën e Kërcovës– Sektori për tatim dhe taksa në territorin e së cilës ndodhet prona, jo më vonë se më 31 janar 2022. Tatimpaguesit të cilët nuk do të bëjnë deklaratë tatimore brenda afateve të përcaktuara sipas kësaj THIRRJE PUBLIKE, do të gjobiten për shkeljet e bëra në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronë.

Komuna e Kërçovës
Sektori për Tatim dhe Taksa

Back to top