Thirrje publike
Bazuar në nenin 22, paragrafi 1, pika 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 05//02), neni 3, paragrafi 1, pika 3 nga Ligji për taksa komunale (,,Gazeta zyrtare e RM” nr. 61/04; 64/05; 92/07 , 123/12,154/15 dhe 23/16) dhe Vendimi per veprim me tavolinat dhe paisjet per sherbime komerciale dhe ndertimin e objekteve infrastrukturore në rajonin e Komunës së Kërcoves nr.07-1188/5 nga dt.17.12.2010 (Fletorja zyrtare e Komunes së Kërcoves nr 6/2006 dhe 12/2010 )për shfrytezimin e hapsirës para objekteve afariste për kryerjen e veprimtarisë .Komuna e Kercoves shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Per ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist
- Ftohen të gjithë personat juridikë dhe fizikë shfrytezuesë të sipërfaqeve publike, të regjistruar për kryerjen veprimtarisë në regjistrin përkatës, të parashtrojnë kërkesë deri te Komuna e Kërcoves për marrjen e lejes për vendosjen e elementeve për ekspozimin e prodhimeve, si dhe për kryerjen e veprimtarisë tregtare ose hoteliere në sipërfaqet publike para lokalit afarist.
- Afati i dorëzimit të kërkesave është deri më 31.05.2021 nga dita e shpalljes së Thirrjes publike në web faqen e komunës së Kërçovës: www.kercova.gov.mk, si dhe në mediat lokale në Komunën e Kërçovës.
- Shfrytëzuesit e sipërfaqeve publike që nuk do t’i përgjigjen Thirrjes publike në afatin e caktuar, do të obligohen përveç taksës së rregullt të paguajnë edhe taksë të rritur prej 30%, në pajtim me Ligjin për taksa komunale;
- Kontrollin dhe inspektimin e shfrytëzuesve për posedim të lejeve dhe respektim të kushteve të parapara në to,e kryejnë inspektorët kompetent komunalë, të cilët në pajtim me normat ligjore pozitive, përpilojnë procesverbal dhe shqiptojnë masa ndëshkuese.