Thirrje Publike për subvencionimin e qytetarve të Komunës së Kërçovës për furnizim të pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për vitin 2023
KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të Programit për avancimin e Mjedisit jetësor për vitin 2023 me nr.08-3208/8 nga dt.27.12.2022, pika 7 për subvencionim të qytetarëve për furnizimin e pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje, dhe Vendimi për shpalljen e thirrjes publike për furnizimin me paisje klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje dhe shumën maksimale për subvencionim të qytetarve për vitin 2023, Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për subvencionimin e qytetarve të Komunës së Kërçovës për furnizim të pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për vitin 2023
Ndotja e ajrit është problemi më serioz me të cilin ballafaqohet civilizimi jonë, ndërsa ajo më së shpeshti është e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore.
Komuna e Kërçovës, me qëllim të stimulimit të banorëve (amvisërive) për zvoglimin e ndotjes nga ngrohja e vendbanimeve, me qymyr, naftë, dru ose naftë të papërpunuar, me qëllim të zvoglimit të prishjes së cilësisë së ajrit ambiental në qytet dhe të rritjes së numrit të qytetarëve që do të vendosin të investojnë mjete për mënyrë të re të ngrohjes, gjegjësisht nxitjen për shfrytëzim të pajisjeve më cilësore për ngrohje, banorëve që kanë blerë ose që do të blejnë klima-invertorë nga dt.01.01.2023, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së Thirrjes publike, do të ju kompensohen shpenzimet e kryera gjatë furnizimit të klimave-invertorë, në lartësi jo më shumë se 27.777,00 den., tatim personal të përfshirë të të ardhurave për amvisëri, të cilin e përllogarit dhe e paguan Komuna.
Thirrja publike do të zgjasë nga dita e shpalljes deri në ditën kur do të mbarohen mjetet e parapara financiarenga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2023 për këtë qëllim deri më 30 dhjetor të vitit 2023 varësisht nga ajo se cili kusht do të paraqitet i pari do të realizohet sipas parimit “I pari i ardhur, i pari i shërbyer”.
I Shfrytëzuesë që do të përfshihen me masën e kompensimit të shpenzimeve të qytetarëve për furnizimin e klimave-invertorë:
Banorë të Komunës së Kërçovës, persona fizikë bartës të amvisërive, të cilët do të blejnë dhe montojnë pajisjes klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje të amvisërive të tyre (objekt banimi) në periudhën nga dt.01.01.2023, më së voni deri në ditën e kohëzgjatjes së thirrjes publike dhe që do të dorëzojnë paraqitje në kohë dhe të kompletuar në thirrjen publike, përveç të punësuarve në vetqeverisjen lokale në Komunën e Kërçovës dhe të afërmive të tyre gjegjësisht personat të cilët janë në lidhje bashkëshortore me personin e punësuar, të afërmit e gjakut (djali, vajza, nipër, mbesa, babai, nëna, gjyshja dhe gjyshi).
II Mjete të parapara:
Me subvencionin/kompensimin e shpenzimeve për furnizimin e klimave invertorë, shuma maksimale që subvencionohet është deri më 27.777,00den., në të cilën shumë është përfshirë edhe tatimi personal në të ardhura, të cilin e përllogarit dhe paguan Komuna e Kërçovës, ndërsa do të jenë të përfshirë parashtruesit e paraqitjes sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, deri në shterjen e mjeteve të parapara në buxhetin e Komunës për vitin 2023.
III Kushte që duhet t’i përmbushë kërkuesi:
Kërkuesit janë të obliguar t’i përmbushin kushtet vijuese:
- të kenë vendbanim në rajonin e Komunës së Kërçovës;
- të mos kenë të shfrytëzuar subvencione për ngrohje (ngrohje në peleta/invertorë) në amvisërinë e vete (objekt banimi) nga Komuna e Kërçovës dhe institucione tjera shtetërore;
- deri në parashtrimin e kërkesave, të jenë shfrytëzuesë të ngrohjes me qymyr, dru, naftë ose naftë të papërpunuar;
- t’i dorëzojnë pajisjet ekzistuese për ngrohje me qymyr, dru, naftë ose naftë të papërpunuar deri te deponitë e autorizuara për hekur në riciklim;
- pajisjet e furnizuara të jenë të blera nga dt.01.01.2023, deri në përfundimin e Thirrjes publike, të njëjtat të jenë të paguara në tërësi dhe të jenë të instaluara në adresën e banimit, të theksuar në letërnjoftimin e kërkuesit;
- pajisjet e furnizuara detyrimisht të kenë së paku karakteristikat vijuese: të kenë sëpaku COP 3.5, të ngrohin në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe të jenë së paku A+ klasë energjetike për shpenzimin e energjisë elektrike për ngohje;
- objekti i banimit të mos jetë në fazë të ndërtimit dhe në të kërkuesit të jetoj;
- t’i ketë të paguar të gjitha taksat dhe tatimet drejt Komunës së Kërçovës, përfundimisht me vitin 2022.
- Më shumë amvisri të cilat janë në adresë të njejtë duhet të paraqesin fatura të ndryshme të energjisë elektrike ose Flrtëpronsi si provë se janë amvisri të ndara.
IV Dokumentacion i nevojshëm që duhet të dorëzohet drejt Kërkesës për Thirrjen publike – dokumentacion që duhet të dorëzohet si provë për përmbushjen e kushteve të lartëtheksuara:
Kërkuesi,në fazën e parë të aplikimit, në mënyrë obligative duhet të dorëzoj dokumentacionin vijues:
- Kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Komunës së Kërçovës ose të sigurohet nga faqja në internet e Komunës së Kërçovës: www.kercova.gov.mk;
- kopje të letërnjoftimit të vlefshëm, si provë se është banor i Komunës së Kërçovës;
- fotografi nga pajisja/et me dru, qymyr, naftë ose naftë të papërpunuar që i shfrytëzon;
- fletëpronësi për objektin ku është instaluar Invertori (duhet të përgjigjet me adresën e letërnjoftimit të kërkuesit – vetëm për personat fizikë dhe vetëm për objekte banimi)
- deklaratë të verifikuar te noteri dhe se nuk ka të shfrytëzuar subvencione për ngrohje (pajisje me peleta/invertorë) në amvisërinë e vete (objekt banimi) nga Komuna e Kërçovës ose institucion tjetër shtetëror, se deri në dorëzimin e kërkesës ka qenë shfrytëzues i pajisjes për ngrohje për qymyr, dru, naftë, naftë të papërpunuar (ose se punohet për objekt në të cilin deri tani nuk ka patur ngrohje, meqenëse është tash i banuar), se nëse fiton subvencion nuk ka të shfrytëzoj energjenca jo ekologjik për ngrohje, përveç pajisjeve invertorë, në afat prej tre viteve, pas fitimit të subvencionit, se ka obligim t’i kthej mjetet e dhëna, në qoftë se, nuk u përmbahet kushteve për subvencionim, se objekti nuk është në fazë të ndërtimit dhe se në amvisërinë e tij nuk ka anëtar tjetër që ka parashtruar kërkesë për subvencion (ekzemplar të deklaratës do të shpallet në faqen e internetit të Komunës; www.kercova.gov.mk);
- Theksim: Deklarata duhet të jetë e noterizuar pas shpalljes së Thirjes publike, për persona të moshuar dhe të palëvizshëm, deklaratën mund ta japë edhe anëtari i familjes i moshës madhore.
- Tatimet dhe taksat e paguara përfundimisht me vitin 2022 (i kontrollon Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës përmes Sektorit për çështje financiare, Njësia për tatime dhe taksa).
- Kërkuesitqë i përmbushin kushtet nga faza e parë, në mënyrë shtesë do të duhet t’i dorëzojnë edhe dokumentet vijuese:
- vërtetim origjinal në të cilin qëndron emri dhe mbiemri i kërkuesitm vërtetuar me nënshkrim dhe vulë nga prodhuesi, se pajisjet e furnizuara klimatike invertorë janë të efikasitetit të lartë, dmth. i përmbushin karakteristikat vijuese minimale: ka së paku COP 3.5, ngroh në temperaturë të jashtme prej -15°C dhe është së paku A+ klasë energjetike për shpenzimin e energjisë elektrike për ngrohje (ekzemplar i vërtetimit do të shpallet në faqen e internetit të Komunës: www.kercova.gov.mk)
- dëshmi në origjinal se është kryer blerja nga dt.01.01.2023 dhe atë me llogari fiskale ose faturë me çertifikatë nga banka afariste për pagesën e kryer në tërësi, dhe
- kopje të llogarisë bankare.
- Vërtetim origjinal të verifikuar me nënshkrim dhe vulë nga depoja e autorizuar për hekur, në të cilën qëndron emri dhe mbiemri i Kërkuesit, se pajisja e vjetër për ngrohje është dorëzuar për riciklim.
- Mepërjashtim nga paragrafi 1 i këtij nenin, kërkuesit që kanë objekt të ri të ndërtuar të banimit ose shpërngulen për banim në objekt tjetër, ndërsa nuk kanë asnjëfarë ngrohje, nuk e dorëzojnë dokumentacionin nga paragrafi 1, alinetë 3 dhe 4 të këtij neni. Kjo kategori e kërkuesve do të duhet të dorëzojnë Vërtetim ose dokument tjetër, me të cilin do të tregohet data e ndryshimit të banimit, i cili ndryshim nuk duhet të jetë më vonë prej dt. 01.01.2023.
- Kërkesënpër kompensimin e shpenzimeve të kryera gjatë furnizimit të pajisjes, kërkuesit e dorëzojnë sëbashku me dokumentacionin e nevojshëm, në kovertë të mbyllur, përmes Arkivit të Komunës së Kërçovës, ose përmes postës në adresën rr.”Boris Kidriç” nr.1, deri te Komisioni për zbatimin e procedurës për subvencionimin e qytetarëve për furnizimin e pajisjeve klimatike invertorë të efikasitetit të lartë për ngrohje për vitin 2023, çdo ditë pune prej ora 9:00 deri në ora 15:00, më shënim MOS E HAP.
V Mënyra e realizimit të thirrjes publike
Pas shpalljes së Thirrjes publike për kompensimin e shpenzimeve për furnizimin e klimave-invertorë në ueb faqen e Komunës së Kërçovës, dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Kërçovës, në afatin e përcaktuar qytetarët me plotësimin e ekzemplarit (kërkesës), duke përfshirë edhe dokumentacionin e tërësishëm të nevojshëm e dorëzojnë në Arkivin e Komunës së Kërçovës.
Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës së Kërçovës me nr.09-2085/1, të dt. 30.08.2023, për atë qëllim kryen kontroll të paraqitjeve të arritura, si dhe kontroll në terren për furnizimin dhe shfrytëzimin e klimave-invertorë.
Në fazën e parë, pasi që Komisioni do ti shqyrtojë Kërkesat me dokumentacionin shoqërues, për shkak të përcaktimit, rënditjes dhe plotësimit të kushteve.
Pas përfundimit të fazës së parë, Kërkuesit njoftohen se mund të vazhdojn me fazën e dytë respektivisht të montojnë paisjen inverter.
Gjatë kryerjes së inspektimit në teren, Kërkuesit janë të detyruar tu ofrojnë kushte për mbikqyrje të Komisionit.
Komisioni e rezervon të drejtën të kryej mbikqyrje në amvisërin ku është i vendosur paisja invertet klima dy vite pas përfundimit të thirrjes publike
Komisioni do të përgadisë propozim deri te Kryetari i komunës për sjelljen e Aktvendimeve për pagesë të mjeteve financiare kërkuesve, për të cilit është përcaktuar se i kanë përmbushur kushtet, sipas rendit të kërkesave të arritura, sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, derinë shterjen e mjeteve të siguruara me Buxhetin e Komunës së Kërçovës për vitin 2023 për atë qëllim.