Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje Publike për personat juridikë

Në bazë të nenit 53 dhe 54 të Ligjin për Tatimin në Pronë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012, 188 / 13,154 / 2015, 192/15 , 23/16, 96/2019, 151/2021, 151/2022 dhe 153/2023), dispozitat nga Ligji për Taksë Komunale dhe konformë nenit 84 dhe 86 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 124/15 ), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

Thirrje Publike për personat juridikë

Komuna e Kërcovës ka kry shpërndarje të VËREJTJEVE  për  mos pagim të Taksës komunale (Firmarinë) për persona Juridik nga ku të gjithë personat juridikë të cilët posedojnë firmë në territorin e Komunës së Kërçovës të cilat në bazë Ligjit janë obligues, janë të obliguar të paguajnë Taksën komunale. Thirren të gjitha ata subjekte të cilët nuk kan pranuar Vretjen e shpërndarë nga ana e Komunës të paraqiten në zyrën për administrim të tatimeve dhe taksave komunale që të bëjnë pranimin e të njëjtës dhe të vazhdojnë me pagesën e obligimeve. Lista e personave juridik, që nuk kan pranuar Vrejtje për mos pagim të Taksës komunale është e shapllur në web e Komunës së Kërcovës www.kercova.gov.mk

Detyrimet mund të shlyhen me fletëpagesën e mëposhtme:

PranuesiLlogaria e Thesarit
Banka e pranuesitBanka Popullore e RM-së
Llogaria100000000063095
Nr.rend.Lloji i tatimitLlogaria pagesoreShifra kalimtare
1.Taks komunale (firmarin)840-134-03210717112

Kjo Thirrje publike kryhet përmes gazetës ditore e cila shpërndahet në gjithë territorin e shtetit, në Web faqen zyrtare të Komunës së Kërcovës, si dhe në Tabelën e shpalljeve, nga ku llogaritet se pala ështe e informuar në mënyrë të rregullt dhe se për pasojat negative (pagesa e dhunshme dhe pagesat shtesë etj.), të cilat eventualisht mund të paraqiten, pala është e obliguar që ti mbulojë vetë.

Në qoftë se, keni kryer pagesa që nuk janë evidentuar, ose nevojitet të bëhet nivelizim i tyre mbi bazën e borxhit, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, Zyra nr. 50 dhe 46, për të dorëzuar dëshmitë për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese: kercova2013@yahoo.com

Back to top