Thirrje Publike për personat juridik dhe fizik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës
Në bazë në Ligjin për Tatimin në Pronë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012, 188/13, 154/2015, 192/15, 23/16, 96/2019 dhe 151/2022), dhe konformë Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës lëshon këtë:
THIRRJE PUBLIKE
Për personat juridik dhe fizik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës
Të gjithë personat juridik dhe fizik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës që janë tatimpagues, bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë janë të ftuar të respektojnë hapat si vijon:
1. Personat juridik dhe fizik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilave nuk u është dorëzuar një vendim i duhur për tatimin në pronë në një nga mënyrat e parashikuara në përputhje me nenin 78 deri në nenin 86 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative, janë të detyruar të marrin Aktvendimet për tatimin në pronë për vitin 2023 në hapsirat e Komunës së Kërçovës. 2. Personat juridik dhe fizik të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilëve u është dorëzuar Aktvendimi për tatimin në pronë për vitin 2023, për të shlyer detyrimet e parashikuara prej tij.
Detyrimet mund të shlyhen me fletëpagesën e mëposhtme:
Pranuesi | Llogaria e Thesarit |
Banka e pranuesit | Banka Popullore e RM-së |
Llogaria | 100000000063095 |
Nr.rend. | Lloji i tatimit | Llogaria pagesore | Shifra kalimtare |
1. | Tatimi në pronë për personat juridik | 840-134-02512 | 713113 |
2. | Tatimi në pronë për personat fizik | 840-134-02507 | 713111 |
Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e publikimit te saj dhe llogaritet se pala është i njoftuar me shkrim përmes dërgesës së drejtë. Për pasojat negative ( pagesë e detyrueshme, ndëshkim me para, shpenzime plotësuese etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’imbulojë vetë pala.
Në qoftë se keni kryer pagesa që nuk janë evidentuar, ose nevojitet të bëhet nivelizim i tyre mbi bazën e borxhit, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, Zyra nr. 22, për të dorëzuar dëshmitë për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:
Rr. “Boris Kidriç” nr.1
Е-mail: kercova2013@yahoo.com