Takim i realizuar me Kryeshefin dhe Komandantin e Policisë së qytetit Hamdin Emini dhe Igor Markoski
Në takimin e realizuar me Kryeshefin dhe Komandantin e Policisë së qytetit Hamdin Emini dhe Igor Markoski, biseduam për mundësinë e rritjes së kapaciteteve policore në të gjitha nivelet gjatë festave të fundvitit.
– Ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, të rritet kujdesi dhe siguria e të rinjëve gjatë frekuentimit të kafiterive,
– Të shtohet kujdesi ndaj pronës së qytetarit dhe asaj publike, mos përdoren mjete pirotoknike, fishekzjarre dhe ngjajshëm.
– Ndërgjegjësimi në komunikacion në të gjithë segmentet rrugore, të respektohen shenjat e komunikacionit, drejtuesit e makinave me kujdes të drejtojnë automjete, mos tejkalojnë shpejtësinë e matjes me radar.
– Nëpunësit policor gjatë kryerjes së detyrës do të zhvillojnë kontrolle të rregullta dhe shkelësit do të ndëshkohen konformë rregullativës ligjore. Do të realizohen kontrolle mbi përdorimin e substancave narkotike, alkoolit, si dhe mjeteve piroteknike (fishekzjarreve e të ngjajshme).
– Shërbimet administrative, do të punojnë me kapacitet të shtuat me qëllim të nxjerrjes së dokumentave në kohë dhe pa pritje në radhë të gjata.
Në fund, diskutuam edhe mbi dukuritë anonime të bombave të rrejshme nëpër institucionet arsimore.
Gjendja aktuale është nën kontroll dhe nuk ka vend për panikë.