Sot në komunën e Kërçovës për vizitë patëm Drejtorin për Zhvillim të Bankës Botërore z.Sameh Wahba
Sot në komunën e Kërçovës për vizitë patëm Drejtorin për Zhvillim të Bankës Botërore për (Rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore), z. Sameh Wahba dhe stafin e tij shoqërues.
Në takim u bisedua për shumë tema të rëndësishme duke filluar nga kriza globale, pengesat ekonomike dhe sfidat që na presin për të ardhmen.
Tema kryesore e këtij takimi ishte përforcimi i mardhënieve të qendrueshme dhe zhvillimi i kapaciteteve për të pasur një ambient sa më të pastër.
Vlen të theksohet fakti që Komuna e Kërçovës është një ndër tre komunat e zgjedhura të përfitoj nga asistenca teknike në përpilimin e planeve për kualitet të ajrit që do zbatohet nga Ministria e Ambientit Jetësor.
Kryetari i Komunës Fatmir Dehari, falenderoj delegacionin e Bankës Botërore, për punën dhe interesimin që kanë shfaqur në përjekjen që bashkërisht të realizojmë projekte të këtilla për të patur një ambient sa më të pastër në shoqërinë tonë.