Komuna e Kërçovës mbaјti takim me shoqatat e personave me nevoja të veçanta
Sot, Komuna e Kërçovës mbajti takimin me organizatat joqeveritare që punojnë me personat me nevoja të veçanta. Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve dhe mbështetjes për këtë komunitet.
Shoqatat paraqitën propozimet e tyre për buxhetin e vitit 2025, duke theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe programe të dedikuara. Komuna shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me ta në mënyrë që të sigurohet një mjedis më gjithëpërfshirës dhe mbështetës për personat me nevoja të veçanta.