Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Projekti i ri „Kërçovë-E PASTËR” – Për lumenj të pastër dhe të ardhme të qëndrueshme!

Komuna e Kërçovës me krenari e prezanton projektin „Kërçovë-E PASTËR(Kichevo CLEAR) – i mbështetur nga programet evropiane DANUBE dhe DALIA. Ky është projekti i parë i tillë në Maqedoninë e Veriut që merr një grant të tillë!

Qëllimi është reduktimi i mbeturinave në lumenj, veçanërisht plastikës, përmes:

  • Vendosjes së sistemeve inovative për mbledhjen e mbeturinave përgjatë lumit Treska
  • Aksioneve për pastrimin dhe angazhimin e komunitetit
  • Edukimit për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave

Shtesë, do të kryhet monitorimi i cilësisë së ujit dhe biodiversitetit, për mbrojtjen afatgjatë të lumenjve dhe mjedisit.

Sëbashku me komunitetin krijojmë lumenj më të shëndetshëm dhe më të pastër për brezat e ardhshëm!.

Back to top