Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Punëtoria e dytë nga “Interstellar Expressions” u mbajt me sukses në Kërçovë

Më 5 prill, në hapësirat e Kalasë së Kitinos, Kërçovë, u mbajt punëtoria e dytë nga projekti “Interstellar Expressions: Fostering Cultural Unity through Celestial Arts”. Ky aktivitet u organizua nga Aleanca Ndërkombëtare e Hapësirës (ISA) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në partneritet me Komunën e Kërçovës, Adams Edukim, Njësinë e Skautëve “Mirko Mileski” dhe mbështetës të tjerë lokalë.

Punëtoria me titull “Pikturimi i yjeve – Art i frymëzuar nga qielli i natës!” u ofroi fëmijëve dhe adoleshentëve mundësinë të eksplorojnë lidhjen mes astronomisë dhe artit. Pjesëmarrësit, përmes një sesioni të udhëhequr të pikturës, u njohën me mënyrën se si komunitete të ndryshme etnike në Ballkan e kanë interpretuar qiellin e natës dhe si yjet i kanë frymëzuar artistët gjatë historisë.

Të nxitur nga njohuritë e reja, të rinjtë krijuan vepra të tyre artistike të frymëzuara nga yjet. Këto vepra do të ekspozohen në punëtorinë përmbyllëse finale të projektit.

Ngjarja u mbajt në dy termine dhe sipas parimit “i pari vjen – i pari shërbehet”. Atmosfera ishte kreative dhe frymëzuese, ndërsa pjesëmarrësit treguan interes dhe entuziazëm të madh.

Projekti vazhdon me edhe dy punëtori të tjera, me qëllim të nxitjes së shkëmbimit kulturor, miqësisë dhe dashurisë për artin dhe shkencën e hapësirës mes të rinjve të Kërçovës.

Back to top