Sadik Ahmedi, sot mori detyrën e re Drejtor i çerdhes së qytetit. Për herë të parë në këtë institucion të rëndësishëm vjen kuadër shqiptar i cili ishte kandidati i vetëm që i përmbushi kriteret e Konkursit të shpallur për zgjedhjen e drejtorit. Në hapsirat e Kabinetit të kryetarit të komunës u bë dorëzimi i Aktvendimit për drejtorin e ri. Çerdhja e fëmijëve është organ i themeluar nga Komuna e Kërçovës, e cila përkujdeset për mbi 150 fëmijë. Komuna tashmë bënë përpjekje për zgjerimin e hapsirave për të rritur përkujdesin e fëmijëve. Së shpejti do të lëshohet në përdorim edhe çerdhja e re në lagjen Pashinë, e ndërtuar sipas standardeve moderne dhe me kushte shumë të volitshme për botën fëmijërore. Puna jonë për mbrojtjen e fëmijëve do të jetë përparësi dhe detyrim kryesor.