Me rastin e manifestimit “VERA E NXEHTË KULTURORE 2016” financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, në realizim të Komunës së Kërçovës, do të keni mundësi të ndiqni ngjarjet vijuese: 22.08.2016 (e hënë, me fillim në ora 20, shfaqe teatrale “I dashuruari” nga Harold Pinter, nën regjinë e Besford Idrizit, në realizim të Teatrit shqiptar – Shkup); 31.08.2016 (e mërkurë), me fillim në ora 20 “Hotel as në qiell as në tokë” nga Erik Emanuell Shmit, nën regjinë e Lupço Gjorgjievskit, në realizim të “Aco Shopov” – Shtip; vendi: “Koço Racin” – Kërçovë (salla teatrale). Hyrja për të dy ngjarjet është e lirë.