Në bazë të nenit 22, paragrafi 1, pika 1 dhe neni 36, paragrafi 1, pika 15 nga Ligji për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 5/02), konformë nenit 23, paragrafi 1, pika 7 nga Statuti i Komunës së Kërçovës (“Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës“ nr. 9/2013 ), ndërsa në lidhje me nenin 26, paragrafi 5, alinea 2 nga Ligji për planifikim hapsinor dhe urbanistik (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë “- Tekst i pastruar nr. 70/13), Këshilli i Komunës së Kërçovës në mbledhjen e mbajtur më dt. ______________, e solli këte:

VENDIM

për sjelljen e ndryshimit dhe plotësimit të Planit Detal Urbanistik për lagjen “Nënkrushinë”-pjesa e parë PN nr. 5.37, Blloku 5 në PK. Nr. 2886, KK Kërçovë 5, – Komuna e Kërçovës, 2015-2020 (480 m2) – Komuna e Kërçovës

Neni 1

Me këtë Vendim sillet ndryshimi dhe plotësimi i Planit Detal Urbanistik për lagjen “Nënkrushinë”-pjesa e parë PN nr. 5.37, Blloku 5 në PK. Nr. 2886, KK Kërçovë 5, – Kërçovë, me Propozim – Planin të përgatitur nga SHPKNJP “URBAN PROEKT“ Prilep me nr. tek.04/2015 nga maji i vitit 2015.

Neni 2

Plani nga neni 1 i këtij Vendimi përmban:

– Bazën dokumentuese,

– Dokumentacionin e planit

– Pjesën tekstuale,

– Pjesën numerike,

– Pjesën grafike,

–Raport nga revizioni i kryer profesional i Projekt – Planit i hartuar nga JP për PUP-Prilep me nr.tek. 019/15 nga shkurti 2015.

–Mendim profesional për Projekt-Planin nga Komisioni profesional për planet urbanistike nga Komuna e Kërçovës nr. 09-325/1-1 nga dt. 06.04.2015.

–Raport për Anketën publike për Projekt-Planin, nr. 09-325/13 nga dt. 20.05.2015.

–Pëlqim për Projekt-Planin, i lëshuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje – Sektori për rregullimin e hapësirës në Shkup, nr. 24-12865/2 nga dt. 25.09.2015.

Neni 3

Plani verifikohet në afat prej 8 ditëve nga dita e sjelljes, në shtatë ( 7 ) kopje me nënshkrim dhe vulë nga sjellësi i Planit dhe dorëzohet në shërbimet kompetente konformë nenit 27, paragrafi 4 nga LPHU ( “ Gazeta zyrtare e RM-së “ – Teksti i pastruar nr. 70/13), një ruhet në Arkivin e sjellësit të Planit, një te organi që e realizon, një në arkivin kompetent shtetëror, një kopje dorëzohet në organin e administratës shtetërore kompetent për kryerjen e punëve për rregullimin e hapësirës, një kopje dorëzohet në Inspektoratin shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizim, një kopje dorëzohet në Agjencinë për kadastër të patundshmërive dhe kopja e shtatë ekspozohet në selinë e Komunës së Kërçovës për qasje të opinionit.

Neni 4

Planin do ta realizojë Seksioni për urbanizim dhe komunikacion në Komunën e Kërçovës.

Neni 5

Ky Vendim hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “.

Nr.07_________
_____________2015
Kërçovë

Këshilli i Komunës së Kërçovës
KRYETAR
Qamil Aliu
_______________