Në bazë të nenit 52 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 nga Ligji për nëpunësit administrativ (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/2014, 199/2014, 48/2015,  154/2015), Kryetari i Komunës së  Kërçovës  solli:

V E N D I M

Për MOSKRYERJEN E ZGJEDHJES së kandidatit për avancim të nëpunësit administrativ përmes shpalljes interne

   1.Për nëpunësin administrativ Sejdin Abazi, përmes shpalljes interne , nuk u bë zgjedhja për vendin e punës Ndihmës Udhëheqës i Sektorit  për veprimtari komunale, komunikacion dhe energji efikase, me shifër UPR 01 01 B03 000 me titull  Ndihmës Udhëheqës në Sektorin  për veprimtari komunale, komunikacion dhe energji efikase, për shkak të mos dorëzimit të provës, në pajtim me Shpalljen.

2.   Ky Vendim hyn në fuqi  me ditën e sjelljes, dhe do të publikohet në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Arsyetim

   Në bazë të kërkesës për fillimin e procedurës për avancim të nëpunësit administrativ me shpallje interne nr.01/2016   dhe njoftimit për mjete të siguruara nr.09-238/4, Seksioni për menaxhim me resurset njerëzore publikoi shpallje interne në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Komisioni për selektim  për avancim të nëpunësit administrativ e formuar me Aktvendimin nr.09-238/3 nga dt.1.02.2016, realizoi selektimin administrtiv pas shpalljes interne dhe përpiloi Procesverbal dhe listën rradhitëse me pikë të provave me nr.09-238/25 nga dt.11.02.2016.

Sipas Procesverbalit nr.09-238/25 nga dt.11.02.2016, për  vendin e punës Ndihmës Udhëheqës i Sektorit  për veprimtari komunale, komunikacion dhe energji efikase, me shifër UPR 01 01 B03 000, është paraqitur kandidati Sejdin Abazi, dhe nuk ka dorëzuar prova dhe atë për nivelet B3 dhe B4 përmes posedimit të çertifikatës të njohur ndërkombëtarisht nga testator zyrtar evropjan në pajtim me ligjin dhe Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës të administrates komunale në Komunën e Kërçovës nr.08-1761/2 nga viti 2015.  

    Në pajtim me atë që u tha më lart, u vendos si në dispozitivin e këtij Vendimi.

Udhëzim për mjetin juridik : Kundër këtij Vendimi për jozgjedhje, kandidati ka të drejtë  në ankesë në afat prej 8 (tetë) ditë deri te Agjencia për administratë, nga dita e shpalljes së Vendimit në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Dorëzuar deri te:

–       Кandidati jo i zgjedhur administrativ

–       Arkivi

KOMUNA E KËRÇOVËS

          KRYETAR

Fatmir Dehari