17 Shkurti  shënon datën historike të Pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e madhe për krijimin e Kosovës Republikë. Vizioni i përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovë të pavarur u relaziua me luftën heroike të UÇK-së dhe unitetin e qëndrueshëm të dëshmorëve të kombit. Republika e Kosovës, në dhjetëvjetorin e Ditës së Pavarësisë ka arritur të jetë shtet më i konsoliduar, me institucione stabile, qeverisje të mirë dhe sundim të rendit dhe ligjit.