KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për Shoqata dhe fondacione ( “Gazeta zyrtare e RM-së” nr.52/2010), Komuna e Kërçovës dhe Programi për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal për vitin 2018, të sjellur nga ana e Këshillit të Komunës së Kërçovës, shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, të destinuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me Programin për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal,  mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, do të bëhet në bazë të kritereve dhe prioriteteve të dhëna në këtë thirrje.

  1. Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, për projektet që ndikojnë në kapacitetin e shoqatave dhe OJQ-ve të cilat punojnë eksluzivisht në sferën e përmirësimit të kushteve për jetesë të personave të margjinalizuar social, persona me nevoja të posaçme dhe të njëjta. Me këtë thirrje, do të mbështeten vetëm shoqatat dhe fondacionet të cilat janë të regjistruara si të këtilla dhe ata që kanë DORËZUAR raport për realizimin e aktiviteteve programore, në qoftë se kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti i komunës për vitin fiskal paraprak. Shoqatat dhe fondacionet duhet të ofrojnë projekte kreative dhe inovative me projekte ideale dhe përmbajtësore.

  1. Mjetet e parapara Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me këtë thirrje, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 në shumë prej 500.000,00  den., ndërsa çdo shoqatë mund të aplikoj me projekt për përkrahje të aktiviteteve të saja me kërkesë për mjete finansiare në lartësi deri më 50.000,00 den. Komuna e mban të drejtën që ta vlerësoj nevojën reale dhe arsyetimin e buxhetit të dorëzuar dhe të ndaj mjete, në pajtim me vlerësimin vetanak dhe metodologjisë.
  2. Dorëzim i raportit Shoqatat dhe fondacionet të cilave do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të tyre programore, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Njësinë për ZHEL dhe Sektorin për financa në Komunën e Kërçovës.
  3. Kriteret themelore organizative – Kriteret themelore organizative që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

– Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione

– Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik

  1. Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat / fondacionet duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve

Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të dorëzojnë:

  1. Fletëparaqitje për përkrahje financiare
  2. Propozimprojekt
  3. Statut dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës ose fondacionit
  1. Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjeve

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë, nga dita e shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më ora 16:00, me përshkrimin – Për përkrahje të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2018.

Shoqatat dhe fondacionet pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas shpalljes së vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “ Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës “. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të shpallen në web faqen e Komunës së  Kërçovës. Fletëparaqitjet për përkrahje financiare të shoqatave dhe fondacioneve, si dhe Ekzemplari për Propozimprojektin, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovës dhe në web faqen www.kercova.gov.mk

Menyra e vlersimit:

           Vlersimi i ofertava per kryerjen e aktiviteteve te parapara do te kryhet nga komisioni i formuar nga kryetari ne baze te kritereve te propozuara duke vlersuar cdo kusht me notat prej 1 deri me 5 dhe koeficienteve te vendousra ne kritetre

KRITERET

  • Kapaciteti i organizatës – vlersohet me 20%
  • Rerelevanca e aksionit të ndërmarrë – vlersohet me 10%
  • Qëndrueshmëria e projektit – vlersohet me 30%
  • Pjesëmarrje vetanake në kofinansim ( me kohë, paisje, resurse njerëzore) – vlersohet me 40%

Formulari-2018

Pyetësor-për-OJQ-të