Ne baze te Ligjit per Tatim në pronë ( Gz. e RM-së, nr: 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011,188/13 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16) kurse ne pajtim me Ligjin per procedurë të përgjithshme administrative ( Gz.e RM-së nr. 124/15), Kryetari I Komunës së Kërçoves shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Këcovës
Thirren të gjithë Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës që në bazë të Ligjit për tatim në pronë parashihen si obligues tatimorë të ndërmarrin hapat vijues:
- Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë prone në Teritorin e Komunës së Kërcovës , të cilëve nuk ështe bërë dorëzim i rregullt i Aktvendimeve per Tatim në Pronë ,janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2017 në hapsirat e Komunës së Kërçovës.
- Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërcovës ,të cilët në mënyrë të rregullt kanë pranuar Aktvendimin për Tatim në Pronë për vitin 2017, të bëjnë shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njejtin.
Obligimet mund ti paguani me fletpagesat vijuese
Pranuesi | llogaria e Thesarit |
Banka e pranuesit | Banka Popullore e RM-se |
Llogaria | 100000000063095 |
Nr.rend. | lloji itatimit | Llogaria pagesore | Shifra kalimtare |
1. | Tatimi ne prone juridik | 840-134-02512 | 713113 |
2. | Tatim ne prone për persona fizik | 840-134-02507 | 713111 |
Kjo shpallje hyn në fuqi me diten e publikimit te saj dhe llogaritet se pala eshte njoftuar me shkrim përmes dergeses se drejte. Per pasojat negative ( pagese e dhunshme, ndëshkim me para, shpenzime plotësuese etj ) qe eventualisht mund te shfaqen,ato do t’imbuloje vete pala.
Ne qoftë se keni kryer pagesa qe nuk jane evidentuar, ose nevojitet te bëhet nivelizim i tyre mbi bazen e borxhit, ju lutemi t’idrejtoheni Komunes se Keroves, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 22, per te dorëzuar dëshmite për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:
Rr. “Boris Kidriç” nr.1
Е-mail: kercova2013@yahoo.com