KOMUNA E KËRÇOVËS

 Në bazë të Programit për aktivitetet e Komunës së Kërçovës në lëmin e Sportit dhe Rekreimit në vitin 2018 (“Fletorja Zyrtare e Komunës së Kërҫovës” nr. 14/2017), Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, të caktuara për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018, në pajtim me Programin nga lëmia e Sportit dhe Rekreimit nr.08-2695/9 të dt.25.12.2017, mjetet e caktuara për financimin e aktiviteteve të shoqatave sportive dhe ekipeve, do të bëhet në bazë të kriterit dhe përparësive të dhëna në këtë thirrje.

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës,  do të shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave sportive dhe ekipeve, për projekte nga këto kategori:

Mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive; mbështetjen e projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftuese; projekte të cilat ndikojnë për të rritur ndërgjegjen e sportit integrues në mesin e komuniteteve; Projekte për organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale; projekte për përkrahje për federatat e lidhjeve sportive.

2.Mjetet e parapara

Për financimin e aktiviteteve programore të ofruara, në pajtim me thirrjen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2018 edhe atë:

  1. Për përkrahjen e shoqatave sportive dhe ekipeve sportive, në shumë të përgjithshme prej 3.700 000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
  1. Mbështetje të projekteve dhe aktiviteteve për ngritjen e nivelit të ekipeve sportive në teritorin e Komunës së Kërҫovës
  2. Mbështetje të projekteve për ngritjen e nivelit të sporteve luftarake në teritorin e Komunës së Kërҫovës
  3. Ngritjen e vetëdijes për sport të integruar ndërmjet bashkësive në territorin e Komunës së Kërҫovës;
  4. Për përkrahjen e sportistëve dhe aktivitetve të ndryshme për sport dhe rekreacion, në shumë të përgjithshme prej 1.750.000,00 denarë, nëpërmjet projekteve nga lëmia e prioriteteve të radhës:
  5. Organizimin e aktiviteteve të sporteve tradicionale në territorin e Komunës së Kërҫovës
  6. Përkrahje për federatat e lidhjeve sportive territorin e Komunës së Kërҫovës

 3.Dorzimi i raportit

Shoqatave sportive dhe ekipeve të cilëve do t’ju jepen mjete  në pajtim me Programin, pas përfundimit të aktiviteteve të veta programore, do të dorëzojnë raport për shfrytëzimin e mjeteve,  deri te  Sektori për Financa në Komunën e Kërçovës.

4.Kriteret themelore  organizative

    Kriteret themelore organizative  të cilët duhet t’i përmbushin shoqatat sportive dhe ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë thirrje janë:

  • Kapaciteti i organizatës
  • Relevanca e aksionit të ndërmarrë
  • Efektet në mjedis
  • Qëndrueshmëria e projektit
  • Pjesmarrja vetanake në kofinancim (me kohë,pajisije,burime njerzore)
  • Konsistenca e projektit (qëllimet,aktivitetet,rezultatet,buxheti)
  • Ndarja e sakt e rolit të partnerëve
  • Subjektet patjetër duhet të veprojnë në territorin e Komunës së Kërҫovës.

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat/sportive duhet ta dorëzojnë me Paraqitjen për mbështetje financiare të shoqatave  të qytetare dhe fondacioneve

 Shoqatat dhe fondacionet të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare;
  2. Buxhet aplikimin;
  3. Aktvendim për regjistrimin e shoqatave dhe ekipeve;
  4. Raport për mjetet e fituara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës në vitin e kaluar fiskal dhe mënyrën e realizimit të tyre (nëse shoqata ka qenë shfrytëzuese e mjeteve të ndara nga Buxheti i Komunës së Kërҫovës për vitin 2017);

Shoqatat qytetare mund të dorëzojnë vetëm një paraqitje për përkrahje financiare për proekt ose manifestim.

Vërejtje: Paraqitjet e dokumenteve të pa plotësuara dhe pas përfundimit të afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen! Shtojcat e dorëzuara nuk do të kthehen.

 6.Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjes

    Afati për dorëzimin e paraqitjeve, është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës.

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri më 16:00, me etiketën – Për mbështetjen e shoqatave sportive dhe ekipeve për vitin 2018.

Shoqatat sportive dhe ekipet  pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave sportive dhe ekipeve të cilat kanë fituar mjete për projektet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së  Kërçovës. Paraqitjet për mbështetje financiare të shoqatave sportive dhe ekipeve dhe formularit për Propozimprojektin, do të mund të merren në arkivin e Komunës së Kërçovë dhe www.kercova.gov.mk

Formularë për paraqitje

Buxhet aplikim

Kriteret dhe Tabela për vlersim

Formularë për raport narativ