Në bazë të Ligjit për Taksa Кomunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15,192/15 dhe 23/2016), dhe në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gaz. e RM-së” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për vitin 2019, informohen që t’i ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në mënyrë të rregull në nkë nga mënyrat e parapara në pajtim me nenin 76 deri 86 të Ligjit për procedurë të pëegjithshme administrative janë të obliguar që t’i marrin Aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2019, në hapsirat e Komunes se Kërcovës.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste jeni të obliguar të bëni shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet mund t’i paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095

 

 

Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative ( pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se keni realizuar pagesë, ndërkaq ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1 – Kërçovë

Е-mail: kercova2013@yahoo.com

Lista e aktvendimit të shpallur për firmarina