KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Ligjit për mbrojtje sociale (“Gazeta zyrtare e RMV” nr. 104 të dt. 23.5.2019), si dhe për realizimin e “Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale” nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale
Komuna e Kërçovës shpall:

THIRRJE PUBLIKE
Për identifikimin e dhënësve të interesuar të shërbimeve sociale.

Një nga qëllimet kryesore të projektit është zhvillimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve sociale në bashkësinë lokale, në pajtim me nevojat e qytetarëve dhe rritjen e qasjes deri te shërbimet sociale të destinuara për grupet e cenueshme të qytetarëve, personat më të moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe persona tjerë, për çka Ministria e Punës dhe Politikës Sociale siguron Grante të destinuara për projektin me shumë të përgjithshme prej 10,8 milion euro për periudhën e zbatimit prej 5 vitesh.

1. Lloji i projekteve që do të përkrahen
Komuna e Kërçovës deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të mund të aplikoj për Grante të destinuara për projekte për zhvillim të shërbimeve sociale në bashkësinë lokale, duke kyçur shërbim social të drejtpërdrejtë, ndihmë individëve ose familjeve, përkujdesje shtëpiake, asistencë personale, përkujdesje ditore, përkujdesje e përkohshme, shtëpi të vogla grupore, qendra ditore dhe shërbime për banim me përkrahje dhe shërbime tjera inovative në komunitet;
2. Mjete të parapara – Grantet do të jetë të financuara nga MPPS dhe do të jenë të drejtuara drejt zhvillimit të shërbimeve që do t’i siguroj komuna në bashkëpunim me dhënës tjerë të shërbimeve (shoqata të qytetarëve, persona fizikë dhe juridikë). Mjetet nga granti do të jenë të destinuara për vendosjen e shërbimeve dhe financimin e shërbimit pas shfrytëzuesit sipas çmimit të përcaktuar të shërbimit në 12 muajt e ardhshëm.
3. Kritere themelore të organizatës – Kritere themelor të organizatës që duhet t’i përmbushin shoqatat dhe fondacionet që marrin pjesë në këtë thirrje janë:

– Të jenë të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione
– Të merren me aktivitete dhe projekte të interesit publik
– Personi fizik që më vete kryen punë nga mbrojta sociale si veprimtari profesionale që posedon leje të dhënë për kryerjen e mëvetësishme të veprimtarisë profesionale (neni 129,130,131,132,133,134 të Ligjit për mbrojtje sociale “Gazeta zyrtare e RMV”, nr. 104 të dt. 23.5.2019)

4. Dokumentacion i nevojshëm që shoqata/fondacioni duhet ta dorëzoj
1. Propozimprojekti;

2. Statut dhe Aktvendim për regjistrim të shoqatës ose fondacionit;

3. Raport për realizimin e aktiviteteve të projekteve, në qoftë se, kanë qenë shfrytëzuesë të mjeteve nga buxheti komunal për vitin fiskal paraprak;

4. Kopje të lejes për kryerje të mëvetësishme të veprimtarisë profesionale për personat fizikë që kryejnë punë të mbrojtjes sociale si veprimtari profesionale.

5. Afati dhe mënyra e dorëzimit të paraqitjeve
Afati për parashtrimin e paraqitjeve është 20 (njëzet) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetat ditore dhe në web faqen e Komunës së Kërçovës.
Paraqitja me dokumentacionin e tërësishëm të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës, rr. “Boris Kidriç” nr.1, 6250 Кërçovë, ose në Arkivin e Komunës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, me shënim – Dhënës të interesuar të shërbimeve sociale.

Dhënësit e interesuar të shërbimeve, pasi që ta shfaqin interesin e vet, si dhe në qoftë se, Komuna llogarit se ka nevojë për shërbimin e propozuar social, sëbashku me dhënësin e interesuar do ta parashtroj aplikimin deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të RMV-së. Shoqatat dhe fondacionet pjesëmarrëse në thirrjen publike do të jenë të njoftuara për rezultatet pas shpalljes së Vendimit për shpërndarjen e mjeteve në “Fletoren zyrtare të Komunës së Kërçovës”. Emrat e shoqatave dhe fondacioneve që kanë fituar mjete për projektet, do të jenë të shpallur në web faqen e Komunës së Kërçovës.

EKZEMPLAR PËR SHPREHJEN E INTERESIT Për aplikim për grant për zhvillim të shërbimeve sociale