Komuna e Kërçovës

Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe  192/15,dhe 23/2016), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/05, 110/08, 51/11, 145/15), Kryetari i Komunës shpall:

THIRRJE  PUBLIKE

Për të gjithë personat juridikë që kanë seli të firmës ose përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për vitin 2018, informohen që t’i ndërmarrin hapat vijuese:

1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste janë të obliguar që t’i marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2018, në hapsirat e Komunes se Kërcovës.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste jeni të obliguar të bëni shlyerjen e obligimeve që janë të parapara me të njëjtin.

Obligimet mund t’i paguani në fletëpagesat vijuese:

 Pranues Llogaria e thesarit
Banka e pranuesit  Banka popullore e RM-së
 Llogaria  100000000063095
Nr. rend. Lloji i tatimit Llogaria e pagesës Shifra e të ardhurave
1. Për titull të hapësirave afariste 840-134-03210 717112
2. Për njësi afariste 840-134-03210 717112

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative ( pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.),  që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.

Në qoftë se keni realizuar pagesë, ndërkaq ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:

Rr. “Boris Kidriç” nr.1

Е-mail: kercova2013@yahoo.com