Bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 61/2004, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012, 188 / 13,154 / 2015, 192/15 , dhe 23/16), dhe bazuar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 124/15), Kryetari i Komunës së Kërçovës njofton:
THIRRJE PUBLIKE
Për personat juridikë dhe fizikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës Të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës që janë tatimpagues bazuar në Ligjin për tatimin në pronë janë të ftuar të ndërmarrin hapat e mëposhtëm:
- Personat juridikë dhe fizikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilave nuk u është dorëzuar një vendim i duhur për tatimin në pronë në një nga mënyrat e parashikuara në përputhje me nenin 78 deri në nenin 86 të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, janë të detyruar të marrin aktvendimet për tatimin në pronë për vitin 2020 në hapsirat e Komunës së Kërçovës.
2. Personat juridikë dhe fizikë të cilët posedojnë pronë në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilëve u është paraqitur si rregull Vendimi për tatimin në pronë për vitin 2020, për të shlyer detyrimet e parashikuara prej tij. Detyrimet mund të shlyhen me fletëpagesën e mëposhtme:
Pranuesi | llogaria e Thesarit |
Banka e pranuesit | Banka Popullore e RM-se |
Llogaria | 100000000063095 |
Nr.rend. | lloji itatimit | Llogaria pagesore | Shifra kalimtare |
1. | Tatimi ne prone juridik | 840-134-02512 | 713113 |
2. | Tatim ne prone për persona fizik | 840-134-02507 | 713111 |
Kjo shpallje hyn në fuqi me diten e publikimit te saj dhe llogaritet se pala eshte njoftuar me shkrim përmes dergeses se drejte. Per pasojat negative ( pagese e dhunshme, ndëshkim me para, shpenzime plotësuese etj ) qe eventualisht mund te shfaqen,ato do t’imbuloje vete pala.
Ne qoftë se keni kryer pagesa qe nuk jane evidentuar, ose nevojitet te bëhet nivelizim i tyre mbi bazen e borxhit, ju lutemi t’idrejtoheni Komunes se Keroves, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 22, per te dorëzuar dëshmite për pagesat e kryera, ose të na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:
Е-mail: kercova2013@yahoo