KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të projektit Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, Komuna e Kërçovës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
Për aplikim të qytetarëve nga komuniteti rom për vauçerë të destinuar për zbutjen e pasojave nga Covid 19
Shpërndarja e vauçerëve, në pajtim me projektin Addendum to ROMACTED Grant Agreement PO 678638 and PO 664860, do të bëhet në pajtim me kriteret dhe prioritetet e dhëna në këtë thirrje.
- Qëllimi i vauçerëve
Vauçerët do të shfrytëzohen për kompensim të shpenzimeve për produkte higjienike dhe ushqimore.
- Mjete të parapara
Shuma e mjeteve për këtë qëllim janë të parapara në shumë prej 166.050,00 den.
- Kriter bazë
Qytetarë nga Komuna e Kërçovës, anëtarë të komunitetit rom, shfrytëzues të ndihmës sociale.
- Dokumentacioni i nevojshëm
- Kërkesë për dhënie të vauçerit;
- Kopje të letërnjoftimit;
- Dëshmi (provë) për shfrytëzim të ndihmës sociale.
- Afati dhe mënyra e parashtrimit të Kërkesave
Afati për parashtrim të Kërkesave është dt. 14.12.2020.
Kërkesat me dokumentacionin e nevojshëm dorëzohen te Arkivi i Komunës së Kërçovës, rr.”Boris Kidriç” nr.1, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Shënim: Kërkesat me dokumentacionin e pakompletuar pas skadimit të afatit të paraparë nuk ka të shqyrtohen.