Në bazë të nenit 16 të Ligjit për taksa komunale (“Gaz. zyr. e RM-së” nr. 61/2004, 64/2005, 92/2007, 123/2012, 154/2015 dhe 23/2016), dhe në bazë të Rregullores për Lirimin nga taksa komunale për firmë nr.09-1573/1 të dt. 29.7.2020, Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

 

THIRRJE PUBLIKE

Për personat juridikë për lirimin nga pagesa e taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë) për vitin 2020

 

Thirren të gjithë Personat juridikë që kryejnë veprimtari hotelierike – gastronomike (restorante, kafe, bare, çajtore), në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa janë obliguesë të taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë), në pajtim me Ligjin për taksa komunale, të parashtrojnë Kërkesë për lirim nga pagesa e taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull (firmarinë) për vitin 2020.

Afati përfundimtar për parashtrimin e Kërkesës është dt. 30.9.2020.

Personat juridikë të interesuar të cilët i përfshin kjo masë janë të obliguar që t’i ndërmaarin hapat vijuesë:

  1. Deri te Komuna e Kërçovës të parashtrojnë Kërkesë në ekzemplar të përgatitur me shtojcë dokumente vijuese:
  • Gjendja ekzistuese jo më e vjetër se 6 muaj (e dhënë nga Regjistri qëndror)
  • Çertifikatë (Aktvendim) për regjistrim të operatorëve me ushqim (të dhënë nga Agjencia për ushqim dhe blegtori)

Kjo thirrje hyn në fuqi me ditën e shpalljes së të njëjtës dhe llogaritet se Personat juridikë janë të informuar në këtë mënyrë.

Personat juridikë që do ta lëshojnë afatin për parashtrimin e Kërkesës, ngelen obliguesë të taksës komunale për firmë, gjegjësisht titull  (firmarinë) dhe kanë obligim për pagesë të së njëjtës, si dhe pagesë të kundër vullnetshme, dënim në të holla, shpenzime shtesë etj., të cilat eventualisht mund të shkaktohen si pasojë e mospagesës së të njëjtës.

 

Në qoftë se, disa nga personat juridikë më e kanë kryer pagesën e kësaj takse komunale për vitin 2020, deri te Njësia për tatim dhe taksë komunale, zyra nr.22, përveç dokumenteve të lartëtheksuara, janë të obliguar që të dorëzojnë provë për pagesën e kryer, me çka shuma e paguar për vitin 2020 do t’u llogaritet si pagesë e taksës komunale për vitin e ardhshëm.

 

THEKSIM: Kjo Thirrje publike ka të bëjë vetëm për personat juridikë të cilët kryejnë veprimtari hotelierike – gastronomike (restorante, kafe, bare, çajtore), të cilat për shkak të pandemisë me Kovid 19 me Urdhëresa të Qeverisë periudhë më të gjatë kishin pengesë të kryejnë veprimtari hotelierike.

Download (DOCX, 16KB)