Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2018, Komisioni i Komunës së Kërçovës,  për  përzgjedhjen e  gjithësej 50 kandidatëve  të   cilët do  të  angazhohen  në  realizimin  e  punëve  publike  në  teritorin e Komunës  së  Kërçovës,  në  pajtim  me Vendimin  e Kryetarit të  Komunës  së  Kërçovës me  nr.09-2044/1 nga  dt.08.08.2018,  e  publikon  këtë:

 S H P A L L J E

1. Publikohet Shpallja për angazhimin  e  gjithësej 50  personave  të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale,    të cilët do të angazhohen  në  realizimin e punëve  publike në teritorin e Komunës  së  Kërçovës  në pajtim me Programin për punë  publike.

2. Për angazhim në punë publike,  kandidatëve  të  përzgjedhur do tu takojë  kompenzim  në  të  holla  i përcaktuar  me  kontratë,  me të  cilën  do  të rregullohen të drejtat dhe obligimet  e  palëve  kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 600,oo denarë ;

b) 44 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të   realizohet në periudhë nga dt.01.09.2018 e deri me  dt.31.08.2019.

4. Kandidatët  që  do  konkurojnë  duhet  t’i  plotësojnë  këto  kushte :

  • Të jenë  banorë  të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
  • Të jenë të  papunësuar (dëshmohet  me Vërtetim  nga  Agjencioni për punësim).

5. Shpallja  do  të  publikohet  në  Tabelën  e  publikimeve  dhe faqen elektronike të  Komunës së Kërçovës  dhe  e  njejta  do  të  zgjasi  (5) pesë  ditë,   nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar  të  dorëzohen   në  arkivin  e  Komunën  së  Kërçovës  me  shenjë  për  Shpallje  për  punë  publike  2018.

Nr. 09-________/1

Dt 22.08.2018 vt.

Kërçovë

Download (PDF, 678KB)