KOMUNA E KËRÇOVËS
Në bazë të Programit për aktivitete të Komunës së Kërçovës në lëmin e Festave dhe Manifestimeve ( “ Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës ” nr.14/2014), Komuna e Kërçovës shpall:
SHPALLJE PUBLIKE
Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovëspër vitin 2015, të ndara për manifestime kulturore
Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës, në lëmin e festave dhe manifestimeve, mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat vijuese,që do të realizohen në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje:
- Organizimi i festivaleve
- Shënimi i ngjarjeve jubilare dhe dative të rëndësishme
- Finansimi i manifestimeve kulturore
- Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore
- Promovimi i trashëgimisë kulturore
1.Lloji i projekteve që do të mbështeten
Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat 1, 2, 3, 4, 5 nga Programin për kulturë të Komunës së Kërçovës për vitin 2015
2.Mjetet e parapara
Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me shpalljen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës të planifikuara në Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës për vitin 2015.
3.Dorzimi i raportit
Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës në vitin 2015, për organizimin e aktivitetit kulturor,do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.
4.Kriteret themelore organizative
Kriteret themelore organizative të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:
-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit
-Të merren me aktivitete kulturore
5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve
Shoqatat të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:
- Fletëparaqitje për mbështetje financiare
- Propozimprojektin ose propozimaktivitetet
- Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës dhe ekipeve
6.Të drejtë për aplikim kanë shoqatat dhe fondacionet në bazë të ligjit
7.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes
Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 20 (njëzetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetën ditore “ Koha ” dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk
Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:
Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – “ Për finansimin e aktiviteteve nga sfera e kulturës për vitin 2015 ”.
Shoqatat, pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve dhe të publikuara në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet dhe aktivitetet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Fletëparaqitjet dhe formularët për Propozimprojektin dhe aktivitetet, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk
Komuna e Kërçovës
Propozimprojekt 2015 të theksuar mund ti merrni prej këtu
Formularët e theksuar mund ti merrni prej këtu