Nr. 22-2443/1
Dt. 15.08.2016
Komuna e Kërçovës
Në bazë të Ligjit për Taksa komunale (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 61/2004, 64/05, 92/07, 123/12, 154/15 dhe 192/15), përderisa në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (“Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 38/05, 110/08, 51/11, 145/15), Kryetari i Komunës shpall:
SHPALLJE PUBLIKE
Për të gjithë Personat juridikë që kanë seli të Firmës ose Përfaqësisë në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilët nuk është kryer dorëzim i rregullt i aktvendimeve dhe vërejtjeve për vitin 2016, informohen që ti ndërmarrin hapat vijuese:
1.Firmat që kanë seli ose përfaqësi në territorin e Komunës së Kërçovës, ndërsa për të cilat nuk është kryer dorëzim në rregull i Aktvendimit për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për TK, gjegjësisht titull të hapësirave afariste për vitin 2016, përfundimisht me dt. 31.08.2016;
2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për TK, gjegjësisht titull i hapësirave afariste, jeni të obliguar që ti paguani përfundimisht me dt. 31.08.2016.
Obligimet mund ti paguani në fletëpagesat vijuese:
Pranues | Llogaria e thesarit |
Banka e pranuesit | Banka popullore e RM-së |
Llogaria | 100000000063095 |
Nr. rend. | Lloji i tatimit | Llogaria e pagesës | Shifra e të ardhurave |
1. | Për titull të hapësirave afariste | 840-134-03210 | 717112 |
2. | Për njësi afariste | 840-134-03210 | 717112 |
Kjo thirrje, hyn në fuqi me ditën e shpalljes dhe llogaritet se pala është e njohur me shkrim për punën juridike. Për pasojat negative (pagesa e kundërvullnetshme, dënim me mjete financiare, shpenzime shtesë etj.), që eventualisht mund të shkaktohen, do të duhet t’i bartë vetë pala.
Në qoftë se, keni realizuar pagesë, ndërsa ende nuk janë të evidentuara, ose duhet të vijojë nivelizimi i tyre mbi bazën e tatimit, Ju lutemi që të drejtoheni në Komunën e Kërçovës, Njësia për Tatim dhe Taksa komunale, zyra nr. 22, për të dorëzuar provë për pagesën e realizuar, ose na kontaktoni në e-mail adresën vijuese:
Rr. “Boris Kidriç” nr.1
Е-mail: kercova2013@yahoo.com