KOMUNA E KËRÇOVËS

Në bazë të Programit për aktivitete të Komunës së Kërçovës në lëmin e Festave dhe Manifestimeve ( “ Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës ” nr. 13/2015 ), Komuna e Kërçovës shpall:

SHPALLJE PUBLIKE

Për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës për vitin 2016, të ndara për manifestime kulturore

Shpërndarja e mjeteve nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës, në lëmin e festave dhe manifestimeve, mjetet e caktuara për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat vijuese, që do të realizohen në bazë të kritereve dhe përparësive të dhëna në këtë shpallje:

 

  1. Organizimi i festivaleve
  2. Shënimi i ngjarjeve jubilare dhe datave të rëndësishme
  3. Finansimi i manifestimeve kulturore
  4. Inkurajimi i krijimtarisë bashkëkohore
  5. Promovimi i trashëgimisë kulturore
  6. Ndihmë të manifestimeve të të rinjëve me përmbajtje kulturore-artistike dhe argëtuese edukative

1.Lloji i projekteve që do të mbështeten

Mjetet nga Buxheti i Komunës së Kërçovës, do të shfrytëzohen për finansimin e aktiviteteve të shoqatave qytetare për pikat 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 nga Programin për kulturë të Komunës së Kërçovës për vitin 2016.

2.Mjetet e parapara

Për finansimin e aktiviteteve programore të ofruara në pajtim me shpalljen, do të shfrytëzohen mjete nga Buxheti i Komunës së Kërçovës të planifikuara në Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës për vitin 2016.

3.Dorzimi i raportit

Shoqatave të cilave do t’ju jepen mjete në pajtim me Programin për zhvillimin e kulturës në Komunën e Kërçovës në vitin 2016, për organizimin e aktivitetit kulturor, do të dorëzojnë Raport për shfrytëzimin e mjeteve në Komunën e Kërçovës.

Shoqatat të cilat nuk kanë dorëzuar raport për realizimin e aktiviteteve kulturore gjatë vitit 2015, nuk do të shqyrtohen aplikimet e tyre.

4.Kriteret themelore organizative

Kriteret themelore organizative të cilat duhet t’i përmbushin shoqatat që do të marrin pjesë në këtë shpallje janë:

-Të jenë të regjistruara sipas Ligjit

-Të merren me aktivitete kulturore

5.Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shoqatat duhet ta dorëzojnë me Fletëparaqitjen për mbështetje financiare të shoqatave të qytetarëve

   Shoqatat të cilat marrin pjesë në shpallje, duhet të paraqesin:

  1. Fletëparaqitje për mbështetje financiare
  2. Propozimprojektin ose propozimaktivitetet
  3. Statutin dhe Aktvendim për regjistrimin e shoqatës

6.Të drejtë për aplikim kanë shoqatat dhe fondacionet në bazë të ligjit

7.Afati dhe mënyra e dorëzimit të fletëparaqitjes

Afati për dorëzimin e paraqitjeve është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes në gazetën ditore “ Koha ” dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Paraqitja me dokumentacionin gjithëpërfshirës, të dorëzohet përmes postës, në adresën:

Komuna e Kërçovës rr. “Boris Kidriç” nr.1 6250 Kërçovë, ose në Arkivin e Komunës së Kërçovës nga ora 08:00 deri më 16:00, me përshkrimin – “ Për finansimin e aktiviteteve nga sfera e kulturës për vitin 2016 ”.

Shoqatat, pjesmarrëse në thirrjen publike, do të jenë të informuara për rezultatet pas publikimit të vendimit për shpërndarjen e mjeteve dhe të publikuara në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Emrat e shoqatave të cilat kanë fituar mjete për projektet dhe aktivitetet, do të publikohen në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës. Fletëparaqitjet dhe formularët për Propozimprojektin dhe aktivitetet, do të mund të merren në Arkivin e Komunës së Kërçovë dhe në faqen elektronike të Komunës së Kërçovës www.kercova.gov.mk

Propozimprojekt 2016

Pyetësor për OJQ-të