Në bazë të nenit 6 pragrafi 2 të Ligjit për vollunterizëm (,, Gazeta zyrtare e RM” nr.85/2007 dhe 161/2008) dhe neni 55 paragrafi 1 alineja 16 të statutit të Komunës së Kërçovës, ( Fletorja zyrtare me nr. 09/2013), në pajtueshmëri me Programin për vullnetarizëm të Komunës së Kërçovës nr. 09-199/1 nga dt.27.01.2016, Kryetari i Komunës së Kërçovës,shpallë:
SHPALLJE PUBLIKE
Për angazhimin e vullnetarëve në Komunën e Këçovës
Komuna e Kërҫovës, ka nevojë për angazhimin e personave vullnetarë të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, a në pajtim me Ligjin për vullnetarë, që vullnetarisht do ofrojnë shërbime personale, njohuritë dhe aftësitë, apo të kryejnë aktivitete të tjera në emër të Komunës si më poshtë:
- 6 persona me fakultet të kryer nga lëmia e shkencave shoqërore;
- 1 person me arsim të mesëm të kryer
Të gjithë kandidatët kanë gjasa të barabarta të jenë të zgjedhur dhe do të nënshkruajnë Kontratë për vullnetarë, në pajtim me aftësitë e tyre, arsimim, përvojë dhe kapacitetit personal.
Kandidatët e intersuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e radhës:
- letër motivuese;
- biografi personale /CV/;
- diplomë për arsimin e kryer;
- njohuri me punën me kompjuter;
- numër tel. për kontakt
Me personat e paraqitur do të zhvillohet intervistë me çka do të bëhet përzgjedhja e personave për vollunterë.
Me vullnetarët e zgjedhur do të nënshkruhet Kontratë për vullnetarizëm me ҫka detalisht do të përcaktohen të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve.
Shpallja do të zgjasë 5 ditë nga dita e publikimit, a përzgjedhja do të bëhet në afat prej 15 ditëve, pas përfundimit të afatit të paraqitjes.
Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen .
Kandidatët dokumentet e nevojshme duhet t’i dorëzojnë në këtë adresë:
Komuna e Kërçovës
- ,,Boris Kidriç’’ nr. 1
Në Arkivin e Komunës së Kërçovës me etiketim “Për angazhimin e vullnetarëve në Komunën e Kërçovës”.
KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari