Ne bazë të Ligjit per Tatim ne pronë  ( Gz. e RM-se, nr: 61/2004, 64/2005, 92/2007, 102/2008, 35/2011, 53/2011, 84/2012 ,154/2015, 192/15, dhe 23/16) kurse ne pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative ( Gz.e RM-së nr. 38/2005, 110/2008, 118/2008 dhe 51/2011, dhe 145/15, Kryetari i Komunës së Kërçovës shpall:

SHPALLJE  PUBLIKE

 

Për të gjithë personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës , për të cilat nuk është kryer dorzim i rregullt i aktvendimeve  për vitin 2018,njoftohen që të ndërrmarrin hapat vijues:

1.Personat Fizik dhe Juridik të cilët posedojnë pronë në Teritorin e Komunës së Kërçovës ,a për të cilat nuk ështe kryer dorëzim i rregullt i Aktvendimeve për Tatim në Pronë ,janë të obliguar që ti marrin aktvendimet për Tatim në pronë për vitin 2018, 5(pesë) ditë nga dita e publikimit të shpalljes.

2.Obligimet në pajtim me Aktvendimin për Tatim në pronë jeni të detyruar ti paguani përfundimisht me vitin 2018.

Obligimet  mund ti paguani në fletpagesat vijuese

Pranuesi llogaria e Thesarit
Banka e pranuesit Banka Popullore e RM-se
llogaria 100000000063095
Nr.rend. lloji itatimit Llogaria pagesore Shifra kalimtare
1. Tatimi ne prone per persona juridik 840-134-02512 713113
2. Tatim ne prone per persona fizik 840-134-02507 713111

Kjo shpallje hyn ne fuqi me ditën e publikimit të saj dhe llogaritet se pala është njoftuar me shkrim përmes dërgesës se drejtë. Për pasojat negative ( pagesë e dhunshme, ndëshkim në para, shpenzime plotësuese  etj ) që eventualisht mund të shfaqen, ato do t’imbulojë  vetë pala.

Në qoftë se keni kryer pagesa që nuk janë evidentuar, ose nevojitet te behet nivelizim i tyre mbi bazën e borxhit, Ju lutemi t’i drejtoheni Komunës së Kërçovës, Njësia për tatim dhe taksa komunale,Zyra nr. 27, për të dorëzuar dëshmite për pagesat e kryera ose kontaktoni në adresën e mëposhtme.

rr.”Boris Kidri “, nr.1

e-mail:kercova2013@yahoo.com

Nr.09-2701/2

24.10.2018