Në bazë të nenit 4, 36, 37, 38 dhe 39 dhe nenit 67 të Ligjit për shfrytëzim dhe disponim të sendeve me pronësi shtetërore dhe me sende në pronësi komunale („Gazeta zyrtare e RM” nr.   78/15, nr. 106/15 dhe nr. 153/15 dhe Vendimit të Këshillit të Komunës së Kërçovës numër 07-2956/7 nga 12.11.2015 (,,Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës,, nr.12/15) për dhënien me qera të objektit pronë e Komunës së Kërçovës në P.K. nr. 1569/2, K.K. Kërçova 6, Komisioni për disponimin e sendeve të patundshme dhe tëtundshme të Komunës së Kërçovës, shpall:

SHPALLJE

Numër 1 / 2016

Për dhënien me qera të lokalit afarist përmes

ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK (shpallja e parë)

Nr. 09- 409/1 nga 16. 02. 2016.

  1. LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

Lënda e ankandit publik elektronik është dhënia me qera të lokalit afarist, pronë e Komunës së Kërcovës, i cili jepet me qera në pajtim me Vendimin e Këshillit të Komunës së Kërçovës numër 07-2956/7 nga 12.11.2015 (,,Fletorja zyrtare e Komunës së Kërçovës,, nr.12/15) për dhënien me qera të objektit pronë e Komunës së Kërçovës në P.K. nr. 1569/2, K.K. Kërçova 6, në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh nga dita e nënshkrimit të Kontratës për qeradhënie, me ofertuesin më të volitshëm, me mundësinë e vazhdimit të saj.

  1. TË DHËNA PËR LOKALIN AFARIST, I CILI JEPET ME QERA

Lënda e qeradhënies është lokali afarist:

Përshkrimi dhe destinimi i lokalit afarist Sipërfaqja e brendshme
Lokal afarist në përdhesë, P.K. nr. 1569/2 K.K. Kërçova 6 i evidentuar në Fletëpronësi nr. 2158, pronë e Komunës së Kërçovës 152 m2
  1. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në ankandin publik kanë të gjithë të interesuarit persona fizik vendas dhe të huaj dhe persona juridik, të cilët në pajtim me ligjin i plotësojnë kushtet e dhëna në shpallje.

  1. KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Paraqitja për pjesëmarrje në ankand publik bëhet në mënyrë elektronike dhe duhet t’i përmbajë të gjitha të dhënat dhe dëshmitë, të cilat janë caktuar në shpalljen për ankand publik elektronik. Që të mund të bëjë Paraqitjen sëbashku me dëshmitë e caktuara në shpallje, çdo person fizik dhe juridik duhet paraprakisht të regjistrohet në faqen e-stvari.mk.

Përderisa ofertuesi veç më ka marrë pjesë në procedura edhe në shpallje paraprake dhe anketa të realizuara publike, të realizuara nëpërmjet këtij sistemi, për atë ende vlejnë emri i shfrytëzuesit dhe fjalëkalimi i dhënë automatikisht, për arsye të pjesëmarrjes së tij në procedurat paraprake në nivel të gjithë sistemit (mendohet për pjesëmarrjen në procedurë, të cilën e zbaton cilado komunë).

Dokumentet e nevojshme për paraqitjen për ankand publik elektronik janë si vijon:

  1. Deklaratë me të cilën i pranon kushtet e dhëna në Shpallje;
  2. Garancion bankar për seriozitetin në lartësi prej 2 % nga vlera e pëllogaritur e patundshmërisë, për pjesëmarrje në ankandin publik. Përkrah garancionit bankar elektronik për seriozitet, i njejti duhet të dorëzohet edhe në origjinal, deri te Komisioni për disponim me sende të tundshme dhe të patundshme të Komunës së Kërçovës në ditën kur do të dorëzohet dokumentacioni i kompletuar ;
  3. Dëshmi për identitetin e personave juridik:
  • gjendja aktuale nga Regjistri qëndror i R.M. (për personat juridik vendas) ;
  • certifikatë nga regjistrimi në regjistrin përkatës në shtetin nga i cili vjen ( për persona juridik të huaj)
  1. Dëshmi për identitetin e personave fizik, letërnjoftim apo pasaportë ;
  2. Email adresa e parashtruesit të fletëparaqitjes, nëpërmjet së cilës do të kryhet procedura e regjistrimit për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, gjegjësisht do t’i dërgohen emri i shfrytëzuesit dhe shifra për të hyrë në faqen e internetit, në të cilën do të realizohet ankandi publik elektronik.

Ofertuesit e interesuar, përveç fletëparaqitjes elektronike, dorëzojnë edhe fletëparaqitje me shkrim në zarf të mbyllur me mbishkrimin „MOS E HAP“ dhe „PËR SHPALLJEN PËR DHËNIEN ME QERA TË SENDEVE TË PATUNDSHME“ nr.1/2016 shpallja e parë, e adresuar në Komunën e Kërçovës rr.“Boris Kidriç“ nr.1, Kërçovë. Fletëparaqitja duhet të jetë e plotësuar dhe e nënshkruar personalisht nga parashtruesi, me gjeneralet e ofertuesit.

Komisioni pas pranimit të fletëparaqitjeve përcakton a janë dorëzuar në afatin e caktuar dhe a janë të kompletuara në pajtim me kushtet e shpalljes, pastaj i njofton parashtruesit e fletëparaqitjeve nëpërmjet rrugës elektronike. Parashtuesve të fletëparaqitjeve, të cilat janë të kompletuara, komisioni në afat prej 3 (tre) ditësh nga dita e dorëzimit të ofertave, u dorëzon emër të shfrytzuesit dhe shifër për pjesëmarrje në ankandin publik, kurse parashtuesit, të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion të kompletuar u dorëzon njoftim me arsyetim se nuk do të marrin pjesë në ankandin publik.

Shpallja zgjat duke filluar nga 18.02.2016. dhe do të zgjasë deri më 29.02.2016.

Ankandi publik do të mbahet në formë elektronike në faqen e dhënë të internetit http://e-stvari.mk

Ankandi publik do të mbahet në dt. 04.03.2016, duke filluar në ora 10:00.

  1. AFATI PËR DORËZIMIN E FLETËPARAQITJEVE

Fletëparaitjet për pjesëmarrje në Ankandin publik mund të dorëzohen përfundimisht më dt. 29.02.2016. deri në ora 16:oo, në adresë rr.“Boris Kidriç“ nr.1 Komuna e Kërçovës, Komisioni për dispozicionin e gjërave të tundshme dhe patundshme.

  1. ÇMIMI FILLESTARË

Vlera e tërësishme e llogaritur e lokalit afarist arrin:

  • Vlera e llogaritur është 4.091.841,oo denarë

Lartësia e çmimit fillestarë të qerasë për një muaj, për lokalin afarist arrin 0,5 % nga vlera e përllogaritur për lokalin afarist dhe atë :

  • Arrin 20.459,00 denarë
  1. GARANCIONI BANKAR PËR SERIOZITETIN E OFERTUESIT PREJ 2 % NGA VLERA E PËRLLOGARITUR
  • Garancioni bankar për seriozitetin e ofertës është në lartësi prëj 2 % nga vlera e përllogaritur e sendeve të patundshme gjegjësisht
  • Garancioni bankarë arrin 81.837,oo denarë
  • Përveç dorëzimit elektronik të garancionit bankarë në verzion të skanuar të origjinalit në format PDF, parashtruesi i ofertës / fletëparaqitjes për pjesëmarrje është i obliguar të njëjtën ta dorëzojë edhe në formë të shkruar dhe në origjinal në adresën e Komunës së Kërçovës (me mbishkrimin: Deri te Komisioni për dispozicionin me sende të patundshme dhe të tundshme të Komunës së Kërçovës).
  • Mos dorëzimi i garancionit bankarë në formë të shkruar në adresën e lartpërmendur, e bën paraqitjen të papranueshme dhe e njëjta do të jetë e refuzuar.
  • Garancioni bankar duhet të jetë i dhënë në valutën e maqedonisë, nga banka e cila punon dhe kryen aktivitete bankare në Republikën e Maqedonisë, kurse kohëzgjatja e garancionit bankar duhet të jetë më së paku 60 ditë, duke llogaritur ditën që është caktuar si afat i fundit për parashtrimin e kërkesës.
  1. DETYRIMET
  • Qiramarrësi është i obliguar që në afat prej 6 muajsh nga data e solemnizimit të Kontratës për qera, objektin ta vërë në funksion.
  • Qiramarrësi obligohet që ta mirëmbajë hapësirën para dhe në afërsi të drejtëpërdrejtë të objektit.
  • Qiramarrësi obligohet objektin afarist pas përfundimit të qiramarrjes ose para përfundimit të qiramarrjes, qiradhënësit të ia dorëzojë objektin në gjendje funksionale.
  1. PROCEDURA

Ankandi publik fillon me shpalljen e totalit të çmimit fillestar të sendit të patundshëm-lokalit afarist dhe zbatohet sipas ankandit nga ana e pjesëmarrësve.

Në pesë minutat e para të ankandit publik pjesëmarrësit mund ta pranojnë, gjegjësisht ta zmadhojnë çmimin e sendit të patundshëm.

Ankandi publik do të mbahet edhe nëse sipas shpalljes është paraqitur vetëm një pjesëmarrës, i cili i plotëson kushtet e dhëna në shpallje dhe e pranon çmimin fillestarë.

Ankandi publik llogaritet i përfunduar në momentin e përfundimit të kohës së caktuar në shpallje, gjatë së cilës në rrjedhjen e dy minutave të fundit nga koha e caktuar për ankand publik, nga ana e pjesëmarrësve është dhënë ofertë, afati përfundimtarë për mbarimin e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur në periudhë prej dy minutave të ardhshme nuk do të jetë dhënë ofertë e re.

Ankandi publik vazhdon i pakufizuar deri sa në interval kohor prej dy minutash ka ofertë të re.

Përderisa në pesë minutat e para të ankandit publik nuk është pranuar oferta, gjegjësisht nuk është dhënë ofertë më e lartë nga pjesëmarrësit e ankandit publik, vlera e qirasë zvogëlohet për 2% pas çka pjesëmarrësit e ankandit publik përsëri kanë mundësi ta pranojnë gjegjësisht zmadhojnë çmimin e qirasë pas çka nuk kufizohet hapi minimal i zmadhimit. Përderisa në kalimin e dy minutave të fundit nga pesë minutat e dyta nga ankandi publik nga ana e pjesëmarrësve është pranuar oferta, gjegjësisht është dhënë ofertë më e lartë, afati i fundit për përfundimin e ankandit publik vazhdohet edhe për dy minuta, kurse do të përfundojë kur në periudhë prej dy minutave vijuese nuk do të jepet ofertë e re.

Përderisa në kohëzgjatje prej 5 minutash përsëri nuk do të ketë ofertë, vlera e qirasë përsëri do të zvogëlohet për 2 % nga vlera e llogaritur në fillim. Zvogëlimi i vlerës së qirasë së lëndës me qira në kohën e ankandit mund të jetë më së shumti deri 30 % nga vlera e llogaritur pa dallim sa ofertues janë paraqitur në ankandin publik.

Ofertues më i volitshëm llogaritet pjesëmarrësi në ankandin publik, i cili ka ofruar çmimin e fundit , i cili përfaqëson çmimin më të lartë për qiranë e lëndës me qira. Pas përfundimit të ankandit publik përgatitet procesverbal për realizimin e ankandit publik, i cili në mënyrë elektronike u dorëzohet të gjithë pjesëmarrësve në ankandin publik.

Pjesëmarrësit e ankandit publik kanë të drejtë për ankesë vetëm në lidhje me procedurën e ankandit publik, në afat prej tre ditësh nga mbajtja e ankandit publik, deri te komisioni, i cili vendos pas ankesës me aktvendim në afat prej 5 ditësh nga pranimi i ankesës.

Kundër aktvendimit të komisionit mund të parashtrohet ankesë deri te Komisioni shtetërorë për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë marrëdhënie pune të shkallës së dytë.

Ofertues më i volitshëm në afat prej 15 ditësh nga dita e përfundimit të ankandit publik është i obliguar të paguaj mjete në pajtim me çmimin përfundimtarë të arritur për qiranë mujore, e nëse nuk i paguan në këtë afat nuk do ti qaset lidhjes së marrëveshjes, garancioni bankar do të aktivizohet, kurse ofertuesi në periudhë prej një viti nuk do të mund të marrë pjesë në asnjë ankand publik të ardhshëm që kanë për lëndë sende të patundshme.

Me ofertuesin më të volitshëm në afat prej 5 ditësh pune pas pagesës së kryer të qirasë mujore, lidhet Marrëveshje për qira të hapësirës afariste në formë të shkruar, e cila në afat prej 30 ditësh dorëzohet në noter për kryerjen e solemnizimit.

Harxhimet noterike janë obligim i qiramarrësit.

Komisioni për disponim me sende të patundshme dhe të tundshme të Komunës së Kërçovës