KOMUNA E KËRÇOVËS

SHPALLJE 1/2015 (24.9.2015)

Për tjetërsimin (shitjen) e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet ankandit publik elektronik në Komunën e Kërçovës

LËNDA E ANKANDIT PUBLIK ELEKTRONIK

 

Lëndë e Ankandit publik elektronik është toka ndërtimore e pandërtuar, pronësi e Republikës së Maqedonisë, e parashikuar me Planin Detetal Urbanistik të qytetit të Kërçovës, për lagjen “BLOK 1” – pjesë nga Kazerma “Çede Filiposki Dame” – Kërçovë të sjellur me Vendim të Këshillit të Komunës së Kërçovë, nr. 07-680/20 nga dt. 17.04.2010 në Komunën e Kërçovës me destinim A2 –për ndërtim të objekteve për banim familijar në ndërtesa banesore të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komercijale dhe afariste dhe destinim D3 – për ndërtim të objekteve për sport dhe rekreacion të klasës kompaktibile të destinimit B1 – objekte të vogla komercijale dhe afariste, konformë Pasqyrës tabelare nr.1, të cilën janë dhënë shënime për parcelat ndërtimore siç janë: Numri i parcelës ndërtimore, për parcelën kadastrale të përfëshirë në parcelën ndërtimore, sipërfaqen e përgjithshme të parcelës ndërtimore, sipërfaqen për ndërtim, mesataren e ndërtimit, koeficientin e shfrytzimit, lartësinë e lejuar maksimale deri në kuror /kate/, çmimi fillestar për m2 dhe depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik.

Pasqyra tabelare 1

Numri i parcelës nëdrtimore Nr.i parcelës kadastrale KK-Kërçovë 3 Sipërfaqja e parcelës ndërtimore (m2) Sipërfaqja ndërtimore (m2) Mesatarja e ndërtuar (%) Koeficienti për shfrytëzim Lartësia maksimale e lejuar deri në kurorë (kate) Qëllimi i tokës (klasi themelor) Çmimi fillestar për m2 Depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik elektronik (denarë)
P.N.nr..5 PK nr. 37/4 4278 1144,oo 26,72 1,60 19,20 m

P+5

A2 (B1) 980,00 1 257 732
P.N.nr.8 PK.nr 37/5 3899 1144,oo 29,44 1,77 19,20 m

P+5

A2 (B1) 980,00 1 146 306
P.N.nr.9 PK.nr

37/6

2932 900.12 30.78 1,85 19,20 m

P+5

A2 (B1) 980,00 862 008
P.N.nr.3 PK.nr

37/10 dhe 37/14

3366 2478,00 73,71 0,74 5,00 m

P

D3 (B1) 511,00 516 008

 

TË DREJTË PËR PJESËMARRJE

Të drejtë për pjesëmarrje në Ankandin publik kanë:

1.Personat fizikë: shtetas të Republikës së Maqedonisë , shtetatas të vendeve anëtare në Unionin Evropian dhe në “OECD”, si dhe shtetas të vendeve që nuk janë anëtare në Unionin Europian dhe në “OECD” ndërsa në të cilët më kushte të reciprocitetit, kanë mundësi të fitojnë të drejtën e pronësisë të tokës ndërtimore në teritorin e Republikës së Maqedonisë.

2.Persona juridikë: peson juridikë i brendshëm, person juridik në pronësi të përzier, person juridik i themeluar nga personi fizik i jashtëm dhe person juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë, persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve anëtare në Unionin Europian dhe “OECD” si dhe persona juridikë të jashtëm rezidentë të vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Europian dhe “OECD”, ndërsa të cilët nën kushte të reciprocitetit, mund të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore në rajonin e Republikës së Maqedonisë.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE NË ANKANDIN PUBLIK ELEKTRONIK

Personat fizikë të intersuar dhe personat juridikë, dorëzojnë paraqitje për pjesëmarrje në Ankandin publik(në formë elektronike në www.gradezno-zemjiste.mk) për secilën parcelë ndërtimore në veçanti në të cilën është theksuar se për cilën parcelë ndërimore dhe kadastrale ka të bëjë vetë paraqitja dhe cilat dokumente janë pjesë përbërse e paraqitjes, të kompletuar me këto prova:

  1. Paraqitja e dorëzuesit në të cilën janë theksuar të dhëna për dorëzuesin e paraqitjes;
  2. Dëshmi (provë) për depozitin e paguar në origjinal (të theksohet numri i shpalljes dhe numri i parcelës ndërtimore me qëllimin e caktuar);
  3. Për personat fizikë çertifikatë për nënshtetësi;
  4. Për pesonat juridikë provë për regjistrim në regjistrin përkatës;
  5. Autorizim të rregullt për të autorizuarin që e përfaqëson personin juridik, përkatësisht provë për dëshmi të autorizuesit përgjegjës në personin juridik dhe
  6. e-mail, adresë për dorëzuesin e paraqitjes nëpërmjet të cilit do të bëhet zbatimi i procedurës për regjistrim dhe për pjesëmarrje në ankandin publik elektronik, përkatësisht do ti dërgohen emri shfrytëzues dhe shifra për qasje në faqen e internetit në të cilën do të zbatohet ankandi publik elektronik (për dorëzuesin e paraqitjes të cilët do të dorëzojnë adresë e-mail të gabuar, Komuna e Kërçovës nuk ka obligim të bëjë korrigjim të saj
  7. Fotokopje nga llogaria personale e transakcionit.

 

Paraqitjet të cilat nuk janë të kompletuara me këto prova, nuk do të marrin pjesë në Ankandin publik për të cilën gjë dorëzuesit e paraqitjeve të dokumenteve të pakompletuara, do të jenë të informuar në mënyrë elektornike.

Dorëzuesit e paraqitjeve, është nevojshme të dorëzojnë së bashku me paraqitjen e Ankandit publik edhe fotokopje të llogarisë së Transakcionit në të cilën do të ketë mundësi që tu kthehet depoziti i paguar për Ankandin publik.

ÇMIMI FILlESTAR

Çmimi fillestar i Ankandit publik elektronik për PN.nr. 5, për PN. nr.8 dhe për PN nr. 9 sillet në 980,00 denarë për një metro katror, a për PN.nr. 3 sillet në 511,00 denarë për një metro katror nga pasqyra tabelare nr. 1.

DEPOZITI

  1. Depoziti për pjesëmarrje në Ankandin publik elektronik për parcelën ndëritmore të vërtetuar në Pasqyrën tabelare të dhënë në këte publikim, sillet në 30% nga shuma e përgjithshme fillestare për çdo parcelë ndërtimore në veçanti:

2.Depoziti paguhet me virmane ose me postë në Buxhetin e Repblikës së Maqedonisë, Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë, Llogaria 100000000063095, Llogaria e shfrytëzuesit 7340140398 696 19, Shifra e të ardhurave dhe programi 725939-00 me shejën “depozit për shitje publike të tokës ndërtimore”të theksohet numri i shpalljes (publikimit) dhe numri i parcelës ndërtimore në shejën e caktuar),për çdo parcelë ndërtimore në veçanti;

  1. Depoziti kthehet në tërëësi te dorëzuesi i paraqitjes për ankandin publik në afat prej 15 ditëve nga dita e mbajtjes së ankandit publik, prveç ofertuesit i cili ka ofruar çmim më të volitshëm dhe të cilit pas pagesës së çmimit të përgjithshëm të arritur në ankandin publik, i këthehet edhe depoziti i paguar i zvogluar për shpenzimet e procedurës në shumë prej 10% të mjeteve të deponuara.

AFATET

 Paraqitjet për pjesëmarrje në ankandin publik, mund të dorëzohen deri më dt/ 26.10.2015, në formë elektronike në internet adresën www.gradezno-zemjiste.mk

 Ankandi publik do të mbahet në mënyrë elektronike në këte faqe interneti www.gradezno-zemjiste.mk.

Ankandi publik për PN.nr. 5, për PN. nr.8, për PN nr. 9 dhe për PN. nr.3 nga pasqyra tabelare nr. 1 do të fillojë më dt. 30.10.2015 në orën 10.00 dhe i njejti do të zgjasë 15 (pesëmbëdhjetë) minuta.

PROCEDURA

  1. Komisioni i njofton dorëzuesit e paraqitjeve për kompletimin e tyre me rrugën elektronike në afat prej tri ditëve nga dita e dorëzimit të tyre dhe dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët kanë dorëzuar dokumentacion komplet, u dorëzon edhe emrin sfrytëzues dhe shifrën për pjesëmarrje në ankandin publik, ndërsa dorëzuesëve të paraqitjeve të cilët nuk kanë dorëzuar dokumentacion komplet u dorëzon njoftim me arsyetim se të njejtit nuk do të mund të marrin pjesë në ankandin publik.
  2. Në ditën e mbajtjes të ankandit publik pjesëmarrësit qasen në interrnet faqen me emrin shfrytëzues dhe shifrën që e kanë marrë në adresën e-mail të dorëzuar si shtojcë e paraqitjes për pjesëmarrje në ankandin publik.
  3. Ankandi publik elektoronik mund të fillojë me të paktën e një pjesëmarrësi në ankandin publik, për çdo parcelë ndërtimore në veçanti.
  4. Ankandi publik elektronik ndiqet nga Komisioni i formuar nga ana e Kryetarit të Komunës së Kërçovës.
  5. Ankandi publik elektronik fillon me publikimin e çmimit fillestar për metër katëror ndërsa zbatohet në rrugën e ankandit nga ana e pjesëmarrësve..
  6. Ankandi bëhet “hap pas hapi” me rritjen e vlerës së çdo “hapi” jo më pak se 98,00 den. për PN.nr. 5, për PN. nr.8 dhe për PN nr. 9, dhe jo më pak se 51,00 den për PN.nr. 3 nga pasqyra tabelare nr. 1.
  7. Ankandi publik elektronik llogaritet se ka përfunduar në momentin e skadimit të afatit të caktuar në këte publikim dhe në qoftë se në kohën e kalimit të dy minutave të fundit nga koha e caktuar për zgjatje të ankandit nga ana e pjesëmarrësve është dhënë oferta, afati i fundit i përfundimit të ankandit vazhdohet edhe për dy minuta dhe do të përfundojë nëse periudhën e dy minutave të fundit, nuk ka të dhënë ofertë të re. Ankandi publik vazhdon pa u kufizuar deri në intervalin kohor prej dy minuta ka ofertë të re.
  8. Pjesëmarrësi i Ankandit publik i cili ka ofruar çmimm më të lartë, fiton të drejtën e statusit si ofertues i volitshëm.
  9. Komisioni pas përfundimit të Ankandit publik, përgatit procesverbal për zbatimin e Ankandit publik elektronik dhe e dorëzon te të gjithë pjesëmarrësit e Ankandit publik.
  10. Ofertuesi më i volitshëm është i detyruear që në afat prej 15 ditëve nga dita e përfundimit të procedurës, ti paguaj mjetet konformë çmimit përfundimtarë të arritur nga ankandi publik dhe deri te Komisioni të dorëzoj dëshmi për pagesë të realizuar dhe dokumentacionin e tërsishëm të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik (në origjinal apo kopje të vërtetuar në noter)
  11. Në qoftë se ofertuesi më i volitshëm nuk i paguan mjetet në afatin e caktuar dhe nuk e dorëzon dokumentacionin e kompletuar të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, do të llogaritet se toka ndërtimore nuk është shitur, nuk do të bëhet lidhje e kontratës për tjetërsim dhe mjetet e deponuara të ofertuesit më të volitshëm nuk do ti kthehen dhe i njejti nuk do të mund të marrë pjesë në të gjithë ankandet e ardhëshme për ate parcelë ndërtimore.
  12. Pas realizimit të pagesës në afatin e caktuar dhe dorëzimit të dokumentacionit të tërsishëm të nevojshëm për pjesmarrje në ankandin publik, Kryetari i Komunës së Kërçovës, lidh marrëveshje me ofertuesin më të volitshëm për shitjen e tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë. Me marrëveshjen ofertuesi më i volitshëm (blerësi) detyrohet që në afat prej 9 muajve për parcelat ndërtimore deri më 5000 m2, përkatësisht në afat prej 12 muajve për parcelat ndërtimore deri më 5000 m2 nga kryerja e solemnizimit të kontratës për sigurimin e lejes për ndërtim në parcelën ndërtimore për objektin e parapar konformë planit urbanistik sipas të cilit toka është tjerërsuar (shitur) dhe të ndërtoj objektin konformë planit urbanistik të shitjes së asaj toke në afat jo më të gjatë se 2 (dy) vitesh nga marrja e lejes së plotëfuqishme për ndërtim për objekte me sipëfaqe të ndërtuar bruto deri 1000 m2, respektivisht në afat prj 4 (katër) vitesh nga marrja e lejes së plotëfuqishme për ndërtim për objekte me sipëfaqe të ndërtuar bruto mbi 1000m2, në pajtim me lejen e marrë për ndërtim, në të kundërtën në qoftë se blerësi nuk nxjerr leje për ndërtim në afatin e caktuar , përkatësisht në qoftë se objektet nuk ndërtohen në afatin e caktuar me fajin e blerësit, i njejti do të detyrohet të paguajë dënim       me marrëveshje në lartësi prej 1,5% nga çmimi i përgjithshëm i arritur në Ankandin publik të tokës e cila është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e parë nga skadimi i afatit, përkatësisht me 3% nga çmimi i përgjithshëm i Ankandit publik të tokës që është lëndë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar në vitin e 2-të nga skadimi i afatit përkatësisht 4,5% nga shuma e përgjithshme e çmimit të Ankandit publik të tokës që është lendë e marrveshjes për çdo muaj të kaluar nëvitin e 3-të dhe vitin pasues nga skadimi i afatit.
  13. Ofertuesi më i volitshëm obligohet që të paguajë tatimin e qarkullimit që do të dalë si obligim pas lidhjes së marrëveshjes për shitjen e tokës ndërtimore.
  14. Në çmimin e tokës ndërtimore nuk është përfëshirë kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore.
  15. Shpenzimet për procedurën e noterit dhe mbajtjtja e evidencës për patundshmëritë në Agjencinë për kadastër të patundëshmërive, bien si ngarkesë e blersit të tokës ndërtimore..
  16. Pjesëmarrësit e pakënaqur të ankandit publik, mund të dorëzojnë kundërshtim në Komisionin e caktuar në afat prej 3 ditëve nga dita e ankandit publik elektronik. Pas kundërshtimit, komisoni obligohet që me Antvendim të vendosë në afat prej pesë ditëve nga dita e pranimit të kindërshtimit..
  17. Kundër Aktvendimit të sjellur nga ana e Komisionit pala ka të drejtë që të dorëzojë ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit deri në Komisionin shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marëdhënia e punës në shkallë të dytë..

Kjo shpallje do të publikohet në WEB faqen e Komunës së Kërçovës www.kicevo.gov.mk dhe www.kercova.gov.mk

                                                                                                                                                      KOMUNA E KËRÇOVËS

Komisioni për zhvillimin e procedurave për ankand publik