Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2015, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 20 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Vendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës nr. 08-1957/1 nga dt. 4.08.2015, e publikon këtë:
S H P A L L J E
- Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 20 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike ;
- Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe ate:a). 14 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 7.600,oo denarë ;b). 6 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 11.800,oo denarë ;
- Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.01.09.2015. e deri me dt.31.08.2016 ;
- Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :
– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim )
– Gjendja ekonomike – sociale (dëshmohet me gjendjen materiale dhe familjare ) ; - Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi pesë ditë, nga dita e publikimit ;
- Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2015.
Nr. / Бр. 08-1957/2
Dt.04.08.2015 год.
Kërçovë / Кичево