Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2020, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 45 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Vendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës me nr.09-971/2 nga dt. 17.08.2020, e publikon këtë:

S H P A L L J E
për punë publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për periudhën 2020/2021

1. Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 45 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.

2. Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe atë:

a) 6 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 7.600,oo denarë ;

b) 39 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 11.800,oo denarë.

3. Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.02.09.2020 e deri me dt.31.08.2021.

4. Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :

– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )

– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim).

5. Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi (5) pesë ditë, nga dita e publikimit.

6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2020.

Download (DOC, 35KB)