Në bazë të Plan Programit për organizimin e Punëve publike në rajonin e Komunës së Kërçovës për vitin 2016, Komisioni i Komunës së Kërçovës, për përzgjedhjen e gjithësej 58 kandidatëve të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës, në pajtim me Vendimin e Kryetarit të Komunës së Kërçovës nr. 09-2015/1 nga dt.17.08.2016, e publikon këtë:
S H P A L L J E
1. Publikohet Shpallja për angazhimin e gjithësej 58 personave të papunë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët do të angazhohen në realizimin e punëve publike në teritorin e Komunës së Kërçovës në pajtim me Programin për punë publike.
2. Për angazhim në punë publike, kandidatëve të përzgjedhur do tu takojë kompenzim në të holla i përcaktuar me kontratë, me të cilën do të rregullohen të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese dhe atë:
a). 10 persona me orar pune të shkurtuar, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 7.600,oo denarë ;
b). 48 persona me orar pune të plotë, kompenzim financiar në bruto lartësi prej 11.800,oo denarë.
3. Angazhimi në punë publike do të realizohet në periudhë nga dt.01.09.2016 e deri me dt.31.08.2017.
4. Kandidatët që do konkurojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte :
– Të jenë banorë të Komunës së Kërçovës (dëshmohet me shiqim të letërnjohtimit )
– Të jenë të papunësuar (dëshmohet me Vërtetim nga Agjencioni për punësim).
5. Shpallja do të publikohet në Tabelën e publikimeve dhe faqen elektronike të Komunës së Kërçovës dhe e njejta do të zgjasi pesë ditë, nga dita e publikimit.
6. Kërkesat me dokumentacion të kompletuar të dorëzohen në arkivin e Komunën së Kërçovës me shenjë për Shpallje për punë publike 2016.
Nr. 09-2015/2
Dt.24.08.2016
Kërçovë
KOMUNA E KËRÇOVËS
KRYETAR
Fatmir Dehari