Përvjetori i 10-të i Shtetit të Kosovës, edhe sivjet u shënua në qytetin tonë duke grumbulluar në një ambientë festiv ish ushtarë të UÇK-së dhe ish të burgosur dhe të përndjekur politikë. Kërçova historikisht ka qenë e rreshtuar në mbështetjen e proceseve të mëdha historike, duke dhënë bijtë e saj pa kurrsyer gjakun e derdhur për liri dhe pavarësi. Kësaj radhe, ndryshe nga herët tjera, pikërisht për nder të kësaj dite të madhe Kryetari i komunës Fatmir Dehari dhe Kryetari i këshillit Aqif Mediu ndanë Lëvdata për arritjet dhe sukseset e larta sportive në kompeticionin vendor dhe evropian për dy futbollistët nga Kërçova të cilët kanë mbrojtur ngjyrat e ekipeve shqiptare duke na përfaqësuar gjithandej truallësisë kombëtare dhe më gjërë, Ardian Cuculli dhe Besart Ibraimi.
Festa vazhdoi nën tingujt e këndshëm të kitarës interpretuar nga Jetmir Mehmedi.