Lajmërim

Komuna e Kërçovës për nder të shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, organizon Manifestim qëndror i cili do të mbahet më dt.7.3.2019, në orën 14:00 në Pallatin e Kulturës në Kërçovë.
Këtu, përveç programit artistik, do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Pishtarit të arsimit Mahmud Dumani, i cili gjatë periudhës së kaluar ka lënë gjurmë në ngritjen e arsimit shqip në trevat tona, si dhe është njohur për rolit e tij fisnik në edukimin e gjeneratave të kohës.

Ju mirëpresim.

Komuna e Kërçovës,
Kryetar,
Fatmir Dehari