Njoftohen qytetarët e Komunës së Kërçovës, se më dt.21.12.2015 (e hënë), në orën 14:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të USHT-së në Kërçovë, Komuna e Kërçovës do të organizojë Debat Publik për Propozimbuxhetin e komunës për vitin 2016.
Debati organizohet me qëllim që të pasqyrohen mjetet e planifikuara përpara qytetarëve dhe të prezentohen planet për realizim në vitin e ardhshëm. Qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyеtje lidhur me Buxhetin e komunës që ta kenë më të qartë se si do të shpenzohen mjetet publike gjatë vitit 2016.

Ju mirëpresim.

Komuna e Kërçovës